“Njerëz të humbur”

    Reshat Arbana

    Një piskamë tokën ka lëkundur
    Kërkon shqipja djemt e humbun
    Nana thrret, djali s’përgjigjet,
    Zemra e nanës flakë po digjet.

    Kur nanë lokja i bzan t’birit
    Shkrep rrufeja n’kupë t’qiellit
    Retë e zeza nisin tërbohen
    Breshër lotësh mbi dhe’ lëshohen

    Thirrja e nanës t’rrëqeth mishin
    Duhma e saj thellë të djeg shpirtin
    Thirrja nanës t’futë gjallë n’dhe
    Bir i nanës, fol mor ku je?

    O shqiptar që aq shumë vuajte
    N’emër t’Zotit po t’baj një lutje
    Nëse ndodhesh ndokund gjallë
    Thuja nanës bir, veç një fjalë.

    Fol me nanën pash të madhin Zot,
    Mos e len t’mbytun n’lot
    Se i shkoi moti veç me vaj
    Krue loti n’sytë e saj.

    Ditë e natë mendja n’ty
    Loti i mallit, pikë gjaku n’sy
    I gurit dhe e ban copa
    I bjen votres dhe cachet toka.

    N’qofsh gjallë birë, ngjoma thirrjen,
    Mos ia kthe nanë lokes shpinën.
    Ktheje bir kryet prej mëmëdheut
    Fol me nanën,
    Fol mor burr i dheut.

    Lajmi Paraprak

    Kosova sytë te Danimarka për dekarbonizimin e energjisë elektrike

    Lajmi i rradhës

    Limani: Shkollat tona nuk kanë fuqi të zbatojnë reforma

    Lajme tjera

    Lamtumirë

    Poezi nga Arshi Pipa Poezi për babain Mos loto, q’i n’kujtesëtë ruej pa turbulluekqyrjen tënde plot shpresëmagdalene e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë