NJERIUT

    Poezi nga: Mahmoud Darwish
    Përktheu Agron Islami

    Ia kyçën gojën me pranga,
    ia lidhën duart në shkëmbin e të vdekurve
    dhe i thanë: Vrasës!

    la morën ushqimin, rrobat dhe pankartat,
    e flakën në qelinë e të vdekurve
    dhe i thanë: Hajdut!

    E përzunë nga çdo port,
    ia rrëmbyen të dashurën e re,
    pastaj i thanë: Refugjat!

    O ti, me sy dhe pëllëmbë të përgjakura!
    Nata do të ikë.

    Asnjë dhomë paraburgimi s’është e përjetshme,
    aq më pak hallkat e prangave.

    Neroni vdiq, por Roma nuk u shua …
    ajo, me sytë e saj, po lufton!

    Dhe kokrrat e një kalliri të tharë
    do të mbushin luginën me kallinj të rinj!

    Lajmi Paraprak

    Gjermanët kalojnë ulur më shumë se dhjetë orë në ditë

    Lajmi i rradhës

    Gjermania “do të zgjerojë kontrollet kufitare” ndërsa merr masa të ashpra kundër imigracionit të parregullt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë