“Në parkun që mbuluan fletët”

    Ismail Kadare

    Në parkun q’ë mbuluan fletët
    Të dy ne ecim qetësisht,
    Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
    Qilim të verdhë natyrisht.

    Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
    Ju fanit një muzg i vonë
    Ky park q’ë kan’ mbuluar fletët
    Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

    Nga vagabondët me cigare
    Ti mos u tremb e dashur kot
    Imazhin tënd as dinosaurët
    Shekuj më parë s’e shtypën dot.

    Që ti të vije kaq e bukur
    Me këta flokë, me këtë hap
    Toka të egrën klimë e zbuti
    Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

    Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
    Të ndodhte ndryshe s’kish se si.
    U desh të zhdukeshin përbindshat
    Që te kjo botë të vije ti…

    Lajmi Paraprak

    Ja pse u ndërtua Muri i Madh Kinez

    Lajmi i rradhës

    Libri si “ilaç”

    Lajme tjera

    NËNAT

    Azem Shkreli Ato lahen në gazintonë e në lotët e tyre. Bëhen rojë muranete krojet e shtera të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë