Premierë në Teatrin e Tetovës shfaqja “I burgosuri i katit të 15-të” nga Feniks

    Teatri Alternativ Feniks sjell sonte premierën e shfaqjes “I burgosuri i katit të 15-të”, një projekt teatral i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Maqedonisë së Veriut. Shfaqja është me regji të Fitim Selimit, ndërsa rolet protagoniste interpretohen nga aktorët Burhan Amiti dhe Sanije Bekteshi, njofton Nistori.

    Tema bosht e shfaqjes trajton krizën e një çifti martesor, i cili përballet papritur me rrethana të rënda jetësore dhe sociale, pas humbjes së vendeve të punës. Kjo krizë sociale reflektohet drejtpërdrejt në funksionimin e marrëdhënies martesore, duke nxjerrë në pah tensione, xhelozi dhe përplasje që zhvillohen mes dramës dhe komikes.

    Teksti i shfaqjes ndërton një paralelizëm të qartë me realitetin politik dhe social të shoqërisë sonë, duke i dhënë mundësi çdo spektatori të gjejë veten në situata dhe dilema të njohura, të sjella në skenë përmes një loje intensive dy-aktoriale.

    Premiera e shfaqjes jepet sonte, të shtunën, më 20 dhjetor 2025, në ora 19:00, ndërsa repriza e radhës do të mbahet më 24 dhjetor 2025. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

    Lajmi i rradhës

    Orban: nuk duhet ta forcojmë Ukrainën, por ushtritë e vendeve të Europës

    Lajme tjera

    Ç’është dashuria 

    Orhan Pamuk Dashuria është dorëzimi. Dashuria është shkaku i dashurisë. Dashuria është të kuptosh. Dashuria është një muzikë.…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë