Pse kemi KRYETAR dhe jo KOKTAR?

    Fotografia: Nistori

    Përgatiti: S. Agolli

    Para disa kohësh, një ndjekës i faqes sonë më bëri pyetjet e mësipërme.

    M’u dukën pyetje shumë interesante dhe mendova t’i ndaj edhe me ju, dhe të marr edhe mendimin tuaj.

    Mendimin tim e kam argumentuar në këtë shkrim.

    Atëherë, lidhur me pyetjen e parë, fjala “kokë”, sipas fjalorit të gjuhës shqipe, tregon pjesën e sipërme e trupit të njeriut ose dhe të kafshëve, që qëndron mbi qafën. Është sinonim i fjalës “krye”, që është një trajtë dialektore, e normatizuar tashmë në gjuhën standarde. Por, për të formuar fjalë të prejardhura apo edhe të përbëra me temë këtë fjalë, si: kryetar, kryearkëtar, kryefamiljar, kryeinxhinier, kryeministër, kryengritës, kryeqytet etj., është përdorur trajta “krye” dhe jo “kokë”, sepse është më e vjetër si fjalë në leksikun e gjuhës shqipe.

    Ka plot raste në gjuhën standarde shqipe, që fjalët e përbëra apo të prejardhura formohen mbi bazën e një trajte të vjetër dialektore. Për analogji kemi fjalën e prejardhur “ranor”, që formohet me prapashtesim nga trajta dialektore “ranë” (rërë) dhe nuk kemi “rënor”.

    Kështu, shumë fjalët e prejardhura apo dhe të përbëra të gjuhës shqipe janë formuar nga trajtat më e vjetra të fjalëve, si në këtë rast “KRYE” (dialekti gegë) dhe kemi: kryetar, kryeministër, kryeqytet dhe jo kokëtar, kokëministër, kokëqytet etj.

    Po kështu edhe shembulli tjetër: zjarrfikëse dhe jo zjarrshuajtëse! Kjo fjalë është e përbërë nga dy rrënjë: “zjarr” dhe “fik” (shuaj), ku folja “fik” është më e vjetër si fjalë se folja “shuaj”, ndaj ka shërbyer për të formuar këtë fjalë më të re, pra ZJARRFIKËSE dhe jo ZJARRSHUAJTËSE.

    Kjo tregon nevojën e gjuhës që në lashtësi, për krijimin e emërtimeve të reja, pa huazuar fjalë të huaja, por duke i marrë nga leksiku i saj!

    Lajmi Paraprak

    Gjermania eksporton armë më shumë se kurrë më parë

    Lajmi i rradhës

    LEN: BDI-ja i jep tender në vlerë prej katër milionë euro nëntokës serbe

    Lajme tjera

    Ikja nga vendi…

    Sulejman Rushiti | Regjisor Ikja nga vendi, është protesta e fundit për disa dhe e vetmja për disa…
    Më tepër

    ZË I TRISHTË

    Bardhyl ZaimiDëshiron të ikësh?Po!Nga do t’ia mbash?Në viset e pafundme brenda vetes!E, pse?Kam nevojë ta takoj veten të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë