Sa i kompletova dokumentet për ta ndërruar emrin e mbiemrin tim…

    Iljaz Osmani

    Sa i kompletova dokumentet për ta ndërruar emrin e mbiemrin tim, më pas duhej t’i drejtohem lumit, ( afër lumit është qendra e stacionit policor ). Pa humbur kohë, ula kokën poshtë dhe pangurim dola nga dhoma të dalë e të zbres shkallët. Aty, doli fqiu i parë te dera. Filloi të më pyet si zakonisht, se ç’do të bëhet me këtë lloj shteti, do të ketë jetë këtu, apo mirë ia bëjnë ata që ua mbathin këmbëve e largohen prej këtu?! Iu luta sot të më kursejë, mos i bëj koment kësaj pyetje se kam punë deri në polici. Kur ia permenda këtë emër, kureshtja ende si dikur iu përzi me frikën, prandaj s’e bëri fjalën dy për të më pyetur se çfarë pune paskam atje.
    Ashtu, kokën ulur iu ngjita rrugës prej shtëpie e te lumi, (kisha harruar të ofshaj nga lodhja dhe hidhërimi, sikur pa dashje paskam pritur të mbërrij te dera e ofiqarit, ta drejtoj shpinën dhe pastaj t’i bie derës të zyrtarit), çëk, çëk. Sa dëgjova urdhërin: hyr. Hyra. Si përherë, kur kam hy këtu kisha të gjithë gjeneratën time me vete, edhe ata që për pesë para s’u vlen askush, edhe ata që ta shajnë nënën pa i lëvizur buzët. Kjo ” hyr “, me frymën e thellë qe si e dikurshme, kur ditën e pazarit na thirrnin që dikush të na sheh dhe lajmi të shkojë në Gjermani se atje të thuhej, ky emër vërdalliset te “Çerdhja e Gremëzave “,( ashtu siç e thirrshin dikur edhe shtëpinë e Mihal Gramenos turqit, te novela Oxhaku).
    – Urdhëroni dikumentet. E zgjata dorën.
    – Për? – ma ktheu zyrtari.
    – Per ta ndryshua emrin dhe mbiemrin. Iu drejtova atij.
    Ngrysja e zyrtarit, qe njësua si dikur kur ishte e ” famshmja fushatë ” për ndalimin e pagëzimit të foshnjeve me emra shqip…Zyrtari ia nisi me: – Pse? S’ka pse?!
    – Sa pseje janë krejt? – ia ktheva. Nuk ia pëmenda as hidhërimet, as arësyen se pse e kam marrë këtë hapë. Të gjitha këto arësye e lë që ti t’i numërosh, këtë bluaja. E di, me këtë s’ korigjohet pirateria e fisit, as kusarët s’do të mënjanohen. S’është pak tagjedia hipotritëve! Universi le t’i shtrëngojë krahët …! Do t’i shkoj deri në mbrëmje kësaj dite!

    (Titulli origjinal i autorit është “Urdhëroni)

    Lajmi Paraprak

    Duhet bërë hapa vendimtarë për menaxhimin me sfidat ekologjike në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Një pjesë e madhe e mediumeve në RMV ende janë të varura nga paratë publike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë