Sonte në Kumanovë jepet komedia “Burri i gruas sime”

    Fotografia: Fisnik Halili/Lumière

    Sot (08.07.2022) në ora 20:00 në Shtëpinë e Kulturës në Kumanovës do të jepet premiera e shfaqes “Burri i gruas sime” me regji të Afërdita Nuhiji, sipas Miro Gavran, njofton Nistori.

    Aktorët që luajnë në shfaqe janë Faton Ibrahimi, Shkëlqim Islami dhe Sheqerie Ilazi.

    Ekipi:
    Regjia:
    Afërdita Nuhiji
    Assitent: Ibër Deari
    Adaptimi: Afërdita Nuhiji
    Organizator: Jakup Jakupi, Fidan Alili
    Aktorët: Sheqerie Ilazi, Shkëlqim Islami, Faton Ibrahimi
    Inspicient: Gjilsime Ajdini Aziri
    Kostumograf: Emira Ymeri
    Skenograf: Ardian Kadriu

    Fjalët e regjisores për shfaqen “Burri i gruas sime – Miro Gavran”

    “Burri  i gruas sime është një komedi e cila vërtet i rrin shumë mirë kohës në të cilën e jetojmë. Flitet për një trekëndësh i cili tash mund pa ndrojtje të them se gjindet në gati secilën shtëpi. Është një formë kushtimisht do ta quaja “Trekëndëshi i Bermudëve” tek i cii shumë njerëz kanë qenë në dijeninë për rrezkun e tijë dhe përsëri nuk kanë nguruar së nisuri drejt asaj rruge, po në këtë tekst autori shpreh mjaft mirë nisjen e lidhjeve të dyfishta apo trefishta, me idenë se partnerët e Evës nuk do ta merrnin vesh kurrë. Ky koncept do ti përgjigjet mjaft mirë besoj unë publikut me thelbin në të cilën ka thurrur autori me mjaft delikatess dhe mjeshtëri një komedi e cila në vetëvete është sa komike aq edhe e trisht për mua si regjisore.”

    “Shfaqja do të jetë e ndërtuar mbi sistemin e Adlerit, sepse e gjitha do të ketë marrëdhënie konkrete me skenografi dhe rekuizita.”

    “Ideja në këtë koncept është bazuar edhe në një element që gjindet në tekstin origjinal të autorit si elementet e teshave, ky koncept do të jetë i ndërtuar mbi larjen e shumta të teshave që jep ironinë e larjes e të mbrendëshmeve të dikujtë që nuk e kemi idenë se i përdor për të fjetur me dikë tjetër, shfaqja do jetë e ndërtuar edhe mbi disa mizanscena që do ketë edhe përfshirjen e disa frutave që ne do të çojmë publikun në një udhëtim tek Eva dhe Ademi me anë të mollave, do të ketë si frut edhe bananet ku janë sinonim i perversitetit, elemet tjetër do të kemi tymin si metaforë e manipulimit  dhe mos pasjes situatat e qarta që na ndërthurin edhe me Nyjen Gordiane ku do të na rivendosin psiqikisht edhe në politikë ku  do të na lejnë situatën pa zgjidhje dhe publiku do të ketë nevojë për tiu përgjigjur vetë pytjeve të tijë. Sepse këtë ka për qëllim Teatri, Teatri nuk zgjedh problem, Teatri ngre problem.”

    Hyrja është me bileta dhe kushton 200 denarë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    HISTEREKTOMIA LAPARASKOPIKE | Heqja e mitrës jo me operacion të hapur dhe me plagë më të vogla

    Lajmi i rradhës

    SHTRENJTIMI I ÇMIMEVE | Sa kushton kafjalli i festës së Bajramit këtë vit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë