SHTRENJTIMI I ÇMIMEVE | Sa kushton kafjalli i festës së Bajramit këtë vit?

    Në prag të festës së Bajramit si zakonisht çmimet e produkteve ushqimore rriten brenda natës.

    Por, sivjet tregtarët thonë se nuk kanë lëvizur çmimet edhe përkundër rritjes së kërkesës nga qytetarët. Ata ankohen se vetëm këtë fundjavë ka interesim të shtuar për blerje.

    Çmimet e rritura gradualisht nga kriza kanë arritur kulmin, sa që nuk kanë si të rriten ende për festa.

    “S’ka njerëz, gjithë këta që shihni janë që shesin nëpër tezga, me një pagë apo me pension dhe ndihmë sociale është problem. Çmimet nuk kanë lëvizur, janë të njëjta, madje disa edhe më lirë: këto janë 30, domatet 20 denarë, specat 40 denarë. Çmimet janë reale por s’ka punë-s’ka para. Problem i madh!”, thotë një shitës.

    “Po janë rritur, jeta është bërë shumë më e shtrenjtë, do të thosha mjerë populli që nuk ka para. Me dal s’mund të blesh se është shumë shtrenjtë”, tha një blerës.

    “Po janë shtrenjtuar sikurse gjithçka tjetër edhe këto janë më shtrenjtë. Vetë prodhimit i është rritur kostoja prandaj edhe produktet janë shtrenjtuar”, u shpreh një shitës.

    Duke llogaritur një kafjall të festës së Bajramit për një familje mesatare prej 4-6 persona, besimtarët mysliman sivjet paguajnë rreth 3 mijë denarë më shtrenjtë. Gastronomët përgatitën një meny me bukë, supë, mish, sallatë, pije freskuese dhe desert bakllava që dikur ishte 6-7 mijë denarë, a tani kushtojnë 9 deri 10 mijë denarë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sonte në Kumanovë jepet komedia “Burri i gruas sime”

    Lajmi i rradhës

    Shkrimi i ri i guximshëm i djalit të Çkaljës: A duhet ta njohë Kosova Serbinë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë