Sonte në Teatrin e Tetovës jepet premiera e shfaqjes “Tartufi” të Molierit

    Sot (28 qershor) në ora 20:00 në Teatrin e Tetovës do të jepet premiera e dramës “Tartufi” sipas Molierit, me regji dhe përshtatje nga Andrej Cvetanovski. Shfaqja do të jetë në gjuhën maqedonase, përcjell Nistori.

    Shfaqja është e mbushur me imazhe vizuale dhe konflikte emocionale midis personazheve. Vetë Molieri konsiderohet si një nga autorët më të talentuar të dramës klasike dhe është një sfidë për të gjithë aktorët dhe ekipin, duke krijuar një përshtypje krijuese dhe energji të bukur.

    Fjala e regjisorit Andrej Cvetanovski:

    Njerëzit e fortë krijojnë paqen. Paqja krijon njerëz të dobët. Njerëzit e dobët krijojnë kohë të vështira. Kohët e vështira krijojnë njerëz të fortë. Dhe kështu ata janë në një rreth. Nëpërmjet kësaj maksime u përpoqëm të vështronim temën e përjetshme të hipokritit më të madh në dramën klasike, Tartufi. Por a është ai hipokrit apo njerëzit që varen nga aftësia e tij? Nëpër situata të forta dhe emocionale, zhvillohet një thriller i bazuar në marrëdhëniet e ngatërruara të një familjeje dhe obsesionin e tyre të vazhdueshëm pas pasurisë. Nëpërmjet gjithë atyre personazheve dhe komploteve të tyre, ne modernizuam dhe sollëm historinë e shpërbërjes së familjes, pra të sistemit, në kushtet e sotme. A ishte kompania në rënie të vazhdueshme edhe para se të vinte Tartufi? A po prishen rrënjët e familjes Pernell nga kohërat paqësore në të cilat jeton aristokracia e re?

    Regjia dhe përshtatja: Andrej Cvetanovski Skenografia: Sergej Svetazarev
    Kostumet:
    Medina Hoxha
    Muzika:
    Dimitar Andonovski

    Luajnë:

    Tartif – Gjorgji Neshkoski
    Orgoni – Petrit Neziri
    Elmira – Mia Kantarxhieva – Petrovska
    Dorina – Marija Cvetanovska
    Damis – Marko Bogdanovski
    Kleant – Argjend Hassani
    Marijana – Irena Mircheska
    Valer – Abdullah Osmani
    Pernell – Berat Saliu
    Lojal – Shkumbin Zeqiri

    Shfaqja do të jepet edhe nesër mbrëma në po të njëjtën kohë. Hyrja është me bileta dhe kushton 300 denarë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    PAS NISJES SË NEGOCIATAVE ME UKRAINËN DHE MOLDAVINË – Ku mbeti Ballkani Perëndimor?

    Lajmi i rradhës

    Sela: programi i Qeverisë është program i VMRO-së, s’ka asgjë të VLEN-it

    Lajme tjera

    FËMIJËT …

    Maram Al MasriPërktheu: Elmaz Fida Fëmijët nuk i kuptojnëedicionet e lajmeverënien, ngritjen dhe luhatjen e bursësmadje, as krizën…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë