“ZOGJTË THËRRASIN” | Fotografi Liridon Shala vjen me ekspozitë të fotografëve ndërkombëtarë

    “ ZOGJTË THËRRASIN”, NGA FOTOGRAFI I MIRËNJOHUR PRIZRENAS, LIRIDON SHALA

    Të shtunën në Sheshin e Lidhjes në Prizren, është hapur ekspozita ndërkombëtare e fotografive “ Zogjët thërrasin”, me autor, fotografin e mirënjohur prizrenas, Liridon Shala. Fotografi prizrenas ka bërë bashkë të shtunën shumë pasionantë dhe fotografë profesionist me renome ndërkombëtare në ekspozitën e tij të titulluar “ Zogjë thërrasin”, të cilen po e realizon në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren.

    Drejtori i këtij dikasteri, Adem Morina, tha se si institucione lokale jemi krenar që mbështesim ngjarje të këtilla të cilat promovojnë jo vetëm kulturën e qytetit tone. Në mesin e shumë fotografëve të pranishëm në këtë ngjarje, ishte edhe Lorenzo Barelli nga Zvicra, i cili e vlerësoi shumë të rëndësishme pjesëmarrjen në këtë ekspozitë interesante ndërkombëtare. Pjesë e kësaj ekspozite me dy fotografi interesante, ishte fotografi i shquar Sefer Susuri, si dhe mbështetës i kësaj ngjarjeje.

    Ndërkaq, biologu Erald Xeka, tha se ekspozita të këtilla ndikojnë në ndërgjegjësimin e publikut në mbrojtje të biodiversitetit. Autori i ekspozitës, Liridon Shala, ndjehej shumë i lumtur që qytetit të tij po i dhuron këtë ngjarje e cila bën thirrje në radhë të parë për mbrojtje të zogjëve.

    Para hapjes zyrtare të kësaj ekspozite, është organizuar edhe një aktivitet interesant me fëmijë, të cilët janë mësuar se si të ndërtojnë fole për zogjët. Kroi, Era, Griti, Mira, Sara dhe Joni, i duan zogjtë dhe apeluan që të kujdesemi më shumë për ata.

    Ekspozita “Zogjët thërrasin”, do të jetë ë hapur deri më datën 23 tetor në Sheshin e Lidhjes në Prizren.

    Lajmi Paraprak

    Kurti takon Kearns, deputetja që ka kritikuar më së shumti sulmin terrorist në Banjskë

    Lajmi i rradhës

    Kazakistani ruan traditën me gjuetinë garuese të shqiponjave (Foto)

    Lajme tjera

    NATËN E MIRË

    Poezi nga: William S. MerwinPërktheu: Kolec P. Traboini Fli e qetë dashuria ime e vjetëre bukura ime në…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë