Sonte në Teatrin e Tetovës, komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy”

    Sonte, në orën 19:00, në teatrin e Tetovës premiera e komedisë “Njeriu që pa vdekjen me sy”, një vepër e autorit të njohur Viktor Eftimiu, nën regjinë e Elmir Sejfullait, përcjell Nistori.

    Shfaqja sjell në skenë një përplasje të fortë njerëzore dhe filozofike mes dy botëve — asaj të pasurisë dhe të mjerimit. Një zotni i pasur, i zhgënjyer nga jeta dhe i etur për kuptimin e saj, shpëton një vagabond nga vetëvrasja. Ajo që nis si një akt mëshire, shndërrohet në një duel të mprehtë fjalësh dhe ideologjish, ku ironia dhe dramatizmi zbulojnë absurditetin e ekzistencës.

    Në skenë do të interpretojnë Driton Lazami, Besian Sulejmani, Arian Ejupi, Kujtime Ahmeti, Afrodita Xhaferi dhe Besnik Rushiti. Për skenografinë është kujdesur Enes Deari, ndërsa kostumet mbajnë firmën e Emira Ymerit.

    Drama komike e Eftimiut mbetet një reflektim i thellë mbi jetën, vdekjen dhe kufijtë e lirisë njerëzore – një thirrje për të parë përtej iluzioneve të përditshmërisë dhe për të pyetur veten: çfarë do të thotë të jesh vërtet gjallë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut drejt udhëtimit pa viza në ShBA: qeveria në bisedime me administratën amerikane

    Lajmi i rradhës

    Kryetarët e komunave të paprekshëm: referendumi për shkarkim mbetet utopi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë