TRAZIRAT

    Poezi nga: Charles Bukowski
    Përktheu: Fadil Bajraj

    gjatë jetës sime dy herë e kam shikuar si
    digjet ky qytet
    dhe ngjarja më e rëndësishme
    ishte reagimi i
    politikanëve më
    pas
    derisa ata
    proklamonin padrejtësinë e
    sistemit
    dhe kërkonin njëfarë marrëveshje
    të re për të pafatët dhe të
    varfërit.

    asgjë s’qe përmirësuar herën e
    fundit.
    asgjë s’do të ndryshojë as kësaj
    here.

    të varfërit do të mbesin të varfër.
    të papunësuarit do të mbesin ashtu siç
    janë.
    të pastrehët do të mbesin
    të pastrehë.

    ndërsa politikanët,
    me gjithë të mirat e Zotit, do të jetojnë në
    mirëqenie sa të jetë jeta.

    Lajmi Paraprak

    Pengimi i letërsisë

    Lajmi i rradhës

    Si të eliminoni mykun në mënyrë natyrale në shtëpinë tuaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë