VLLAVRASI

    Përgatiti: Fritz Radovani

    Përshtatje nga Don Ndre Mjedja, ma shumë se përkthim. Idea asht marrë nga një poet italian. Asht botue tek “Juvenilja”. Këtë kangë e kam ndigjue sëpari në vitin 1954, nga Don Mark Hasi, kur u pat lirue nga burgu i parë i dënuem shtatë vjet. Një parandjenjë e Don Markut, i cili u dënue në vitin 1967 dhe, vdiq në kamp shfarosje në 1981. Kjo poezi sot botohet në pragun e vitit të ri 2023, kur rinia shqiptare po i merr rrugat e mergimit, pa dijtë Nanat e tyne ku i kanë fëmijtë e vet. Kështu ngjet kur shtetin e drejton vllavrasësi i shqiptarve!

    ***

    VLLAVRASI

    Nga: Ndre Mjeda (1884)

    Neper terr qi lëshote nata,
    Ngarkue teshat kaliboç,
    Per nji pyllë ku s’ra kurr spata,
    Ndiqte rrugen nji djaloç.

    Landët e pyllës si’j ujk ju dukshin,
    Qi prei ujet n’mal ulron,
    Cuba t’ rrebtë, qi n’prit’ u strukshin,
    Gjethët e lisave kujton.

    O Shqypni! Gjimote i shkreti
    Male, mbushë me gjuetarë plot,
    Kësoll’ e bardhë, ku por si mbreti
    Shkon barija dit’ e mot.

    O ju lugje të Prevezës!
    Këtu mue zemra po m’vajton,
    Te ju hana me dritë t’ rrezes
    Shtigj’t udhtarit ja kallxon.

    Fis i dashtun, ku n’dritë dola
    Afer detit t’papshtjellim;
    Shpi e bardhë ku s’ parit fola
    N’prehen t’nanës tui gjetë pshtim.

    Njashtu thot’ e me trimni
    U nis udhës shtegtari prap:
    Fishklloj landa tu’ u perzi
    E prei frigës ngau djali vrap.

    Por nji cub mbas gardhit hasi;
    Ndalu, i thotë, nuk ke ka mban
    Nji kobure n’bri ja rrasi
    E mbi tokë permbyz e la.

    Ah! Nanë shkreta ! – I shuemi briti,
    E permbyz u lëshue mbi ‘j curr;
    Per tre muej e shkreta m’ priti,
    E tekëndej nuk m’ shef ma kurr.

    “Po jot’ amë”, si per qesti,
    Ja ban gjaksi me idhnim plot; –
    “Ti m’ difto ku rri me shpi,
    Fjala jote nuk hupë dot”.

    N’skaj t’Shqypnis shkon vorfnisht jeten,
    E pa djelm e mjera mbet;
    Dy ma t’ mëdhajt nder luftna i mbetën,
    E këtu i treti qé po jèt.

    Pat nji tjeter … Fija e zanit
    Ju kput djalit e gjimoj;
    U dridh gjaksi, e aj farë luanit
    Pushken n’ tokë me ‘j herë e lëshoj.

    “Pat njitjeter, qi ajo e dote
    Permbi dritë të syve t’ vet;
    Kurr prei prehnit nuk e lëshonte:
    Shokë nder cuba vojt e gjet”.

    “Vlla” – i përgjegji zëmervshtiri, –
    Njitu t’vrava e këtu po des;
    Nuk kam sy me m’ pa ma njeri,
    Ngryk’ me ty njitu po jes”.

    “Jo, ti shëndosh e fill te shpija,
    Te nanë zeza fluturo;
    Pa asnji fëmij, e mbytë vetmija,
    E mbëlon skami: Mos e lësho!

    “Shka t’i tham mandej nanës ngratë
    N’ kjoftë se pvetë per ty ndo’j send?” –
    Thuej se mora nji rrugë t’ giatë
    Se bashkë n’Qiell dikur xam vend.

    Lajmi Paraprak

    Medalje dhe fitore historike: Yjet që e shndritën sportin kosovar përgjatë vitit 2022

    Lajmi i rradhës

    U realizua e keqja më e madhe

    Lajme tjera

    Populli bardhezi

    Azem Shkreli Është krejtësisht e mundur të jetë i tillë edhe ky cilësim imi. Ani. Nga degë tjetër…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë