14 kompani në RMV nuk kanë paguar tatimin solidar

    Deri në afatin shtesë të së premtes, 14 kompani nuk kanë paguar tatimin solidar, por jo të gjithave u janë bllokuar llogaritë bankare, ndonëse ligji i parasheh këto masa të rrepta.

    25 nëntori ishte data e fundit për kompanitë borxhlinj për pagesën e tatimit solidar, por nga Drejtoria e të Ardhurave Publike thonë se janë duke pritur raportet financiare të ri programimit të parave të firmave.

    Nga 150 kompani që njëherësh detyrohen të paguajnë këtë tatim ekstra, pas fitimeve marramendëse gjatë krizës, pritet të arkëtohen rreth 90 milionë euro në buxhetin e shtetit, të cilat do të ri destinohen për pakon e re të masave anti krizë.

    Siç njoftojnë autoritetet kjo pako do të shqyrtohet nesër në seancën e Qeverisë dhe paratë do të ndihmojnë rreth 400 mijë qytetarë, nga grupet më të prekura të rasteve sociale pensionistëve, studentëve, nxënëseve dhe prindërve të vetëm, të cilët kujdesen për fëmijët. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    LEN: Grubit nuk i interesojnë shqiptarët, por kazinotë

    Lajmi i rradhës

    Kush dezinformoi se kryetari i FFM Sejdini nuk u gëzua për golin e Bardhit me Anglinë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë