140 denarë të caktuara për ushqimin e studentëve, “zhduken” në mesnatë

    Amra është një ndër studentet që ka aplikuar për kartën studentore ushqimore me vlerë ditore 140 denarë. Gjatë ditës së djeshme nuk ka arritur të shfrytëzoje mundësinë e blerjes me këtë kartë dhe në mesnatë automatikisht i janë tërhequr 140 denarët e pa shfrytëzuara.

    “A e ke marrë kartën studentore? Po. A e ke shfrytëzuar? Jo. Domethënë të janë zhdukur ato 140 denarë! Po. Perse nuk e ke shfrytëzuar? Nuk dija çfarë të marr”, tha Amra, studente.

    Përveç se u tërhiqen këto para, studentët nuk janë mirë të informuar se si duhet të shfrytëzohen dhe ku. Disa nga studentët e anketuar për Alsat u shprehen se sikur të ishin grumbulluar këto para do të ishte një ndihmë e madhe për ta pasi do të mund të shfrytëzoheshin edhe për pagesa semestri apo pagesa mujore për transport.

    “E dimë se zhduken dhe e dimë që më herët kanë pasur mundësinë që të grumbullohen dhe tani që zhduken… më mirë për studentët që të grumbullohen”, u shpreh një tjetër student.

    “Aplikova për ta marrë, por pritet të konfirmohet kërkesa që kamë bërë dhe pastaj do të shohim. Mendon se mjaftojnë 140 denarë për një student? Ndoshta nuk janë të mjaftueshme por e zbusin sadopak buxhetin studentor”, nënvizoi një student.

    Nga Ministria e Arsimit ditë më parë thanë se do të shqyrtohet mundësia e ndryshimeve të nevojshme në tre muajt e ardhshëm por se a do të shqyrtohet edhe mundësia e mos tërheqjes së 140 denarëve të pa shfrytëzuara mbetet që të shihet në të ardhmen. Ndërkohë, deri tani kanë aplikuar mbi 70% e studentëve për këtë kartë ushqimore. 

    Lajmi Paraprak

    Marrëdhëniet BE-Kinë

    Lajmi i rradhës

    A keni menduar ndonjëherë si u ndërtuan piramidat e Egjiptit? (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë