Marrëdhëniet BE-Kinë

    Marrëdhëniet me Kinën u debatuan në Parlamentin Evropian të martën, herë me më shumë qartësi, herë me më pak. Parlamentarët e BE hapën rrugën për një instrument të ri tregtar.

    Parlamenti i BE votoi të martën me 578 vota pro një instrument tregtar për t’u mbrojtur nga shantazhet ekonomike. Ideja është t’u jepet vendeve anëtare dhe BE mundësia e mbrojtjes nga shantazhet ekonomike nga vendet e treta që kanë një agjendë politike.

    “Konflikti i kohës sonë është autokracia kundër demokracisë. Autokracitë si Kina po ndërtojnë qëllimisht varësi në mënyrë që më pas t’i përdorin ato si armë kundër kompanive ose vendeve të BE,” tha Svenja Hahn, deputete e FDP, përpara votimit. “BE duhet të jetë në gjendje të mbrohet ndaj kësaj.”

    Megjithëse ligji zbatohet për të gjitha vendet e treta, një mosmarrëveshje midis Lituanisë dhe Republikës Popullore të Kinës ka të ngjarë të jetë bërë shkas për të.

    Rasti: Mosmarrëveshja Kinë-Lituani

    Pasi vendi baltik, Lituani lejoi Tajvanin të hapte një zyrë përfaqësuese me emrin e vet, kompanitë lituaneze u ankuan për kufizime të mëdha tregtare. Sipas Komisionit Evropian, mallrave lituaneze iu mohua zhdoganimi. Përveç kësaj, biznesmenë të tjerë u bënë presion që të mos përpunonin produktet lituaneze në zinxhirin e furnizimit. Vitin e kaluar, Komisioni i BE nisi procedurat kundër Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Ligji ka të ngjarë të mos jetë më i zbatueshëm në këtë rast. Parimisht është krijuar mundësia e ndërhyrjes, por vetëm kur të jenë ezauruar të gjitha mjetet e tjera.

    “Ne kemi krijuar një shportë të larmishme sanksionesh të mundshme. Këto përfshijnë tarifat klasike, por edhe kufizimet e aksesit në treg, masat e kontrollit të eksportit dhe heqja e mbrojtjes së pronësisë intelektuale,” shpjegoi të hënën raportuesi socialist Bernd Lange. Që BE të aktivizojë këtë shportë, shtetet anëtare duhet të arrijnë një marrëveshje formale.

    Ton i ashpër ndaj Kinës

    Toni i BE-së ndaj Kinës është ashpërsuar prej disa kohësh. Në një fjalim në mars, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen përcaktoi kursin.

    Mbi të gjitha, tha ajp, qëllimi ishte shtensionohen marrëdhëniet, e njohur si de-risking, në vend të shkëputjes nga Kina. Në mars, Komisioni Evropian prezantoi një strategji evropiane të sigurisë ekonomike. Objektivi i tij është të minimizojë rreziqet që rrjedhin nga tensionet gjeopolitike dhe përshpejtimi i ndryshimeve teknologjike. Një pjesë thelbësore e tij është vlerësimi i rrezikut të ndërvarësisë ekonomike.

    Të martën në Strasburg, Komisioni Evropian paraqiti propozime konkrete për një vlerësim të parë të rrezikut të këtij lloji në fushën e sigurisë teknologjike. Së bashku me shtetet anëtare, Komisioni i BE dëshiron të kryejë vlerësime të rrezikut për teknologjinë moderne të gjysmëpërçuesve, teknologjinë AI dhe teknologjinë bio dhe kuantike. Këto vlerësime do të kryhen para fundit të vitit. Prej aty mund të vendosen masa të tjera. Janë të përfytyrueshme kontrollet e eksportit ose reduktimi i varësisë së prodhimit. Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Kina dhe Rusia nuk u përmendën në mënyrë konkrete, por marrësi i mesazhit ishte i qartë.

    Përmbajtja te multilateralizmi

    Kina ishte gjithashtu objekt i një sesioni pyetje-përgjigje të Parlamentit Evropian me komisionerin evropian Valdis Dombrovskis të martën. Së fundmi, Komisioni i BE-së kishte njoftuar një hetim për subvencionet për automobilët elektrikë kinezë.

    Gjatë kohës së pyetjeve, Komisioneri i Tregtisë së BE-së nënvizoi se BE vazhdon t’i përmbahet sistemit të multilateralizmit, pra bashkëpunimit ndërmjet disa shteteve, veçanërisht në organizata si OBT. Megjithatë, komisioneri theksoi se BE duhet të jetë në gjendje të mbrohet kur të tjerët nuk respektojnë rregullat.

    Eurodeputeti Daniel Caspary mirëpret instrumentin e ri të sanksioneve në parim, por gjithashtu thekson se ai është një thirrje zgjimi për të “forcuar më tej sistemin tregtar shumëpalësh dhe Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT)”. Fatkeqësisht, multilateralizmi nuk funksionon siç do të donin evropianët, thekson kristiandemokrati. /DW/

    Lajmi Paraprak

    LOJËRAT E FATIT | Mexhiti: Ligji nuk do ta zgjidhë problemin me lojërat e fatit

    Lajmi i rradhës

    140 denarë të caktuara për ushqimin e studentëve, “zhduken” në mesnatë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë