LSDM thotë që mësuesit ta vendosin interesin e fëmijëve në rend të parë, opozita mbështet grevistët

    Partia më e madhe në pushtet kërkon nga arsimtarët për prioritet të kenë interesin e nxënësve dhe procesin mësimor. Nga kjo parti theksojnë se derisa ata janë në pushtet rrogat e arsimtarëve janë rritur mbi 21%.

    “E drejta për arsim është e garantuar me kushtetutë për secilin fëmijë. Për këtë u bëj thirrje arsimtarëve që interesin e fëmijëve ta vendosin në vend të parë. Një numër i madh i prindërve sot përpiqen të organizohen për ditën e sotme bashkë me fëmijët e tyre, për shkak grevës së arsimtarëve. Në arsim me qasje metotologjike, në 3 vitet e kaluara, LSDM 3 herë ka rritur mbi 21% kontributet personale të arsimtarëve“, tha Sanella Shkrijel, deputete e LSDM-së.

    Por nga opozitarja VMRO-DPMNE kërkojnë që LSDM të mos e pengoj grevën dhe në vend kërcënimeve le t’i përmbush kërkesat e mësimdhënësve.

    “LSDM të mos përpiqet ta pengojë të drejtën e grevës, në vend të kërcënimeve le t’i përmbush kërkesat e arsimtarëve. Sindikatat kanë të drejtën e grevës, ndërsa arsimtarët dhe të punësuarit në çerdhe kanë të drejt të kërkojnë atë që u takon me ligj. Rrogat në arsim duhet të harmonizohen me marrëveshjen kolektive dhe me pagën minimale”, thonë nga VMRO DPMNE.

    Edhe paritetë opozitare shqiptare mbështesin grevën dhe mësimdhënësit.

    I bëjmë apel Qeverisë që sa më parë t’u gjejë zgjidhje kërkesave të ofruara të SASHK-ut, sepse nga greva nuk përfiton askush, veçanërisht nxënësit. Me harmonizimin e pagës minimale dhe shumëzimin e saj me kompleksitetin e vendit të punës, do të shmanget barazuesi, ku njerëzit me punë të ndryshme dhe profesione të ndryshme të punës marrin të njëjtën pagë”, thonë nga Lëvizja Besa.

    “Aleanca për Shqiptarët kujton opinionin se për këtë situatë ka paralajmëruar dhe reaguar dy vite më parë, duke kërkuar që të ndryshojë ligji diktatorial i cili ua mohon mësimdhënësve të drejtën e grevës dhe i kërcënon ata me zëvendësim nëse hyjnë në grevë”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

    Të pakënaqur me rrogat e tyre nga sot mësimdhënësit janë grevë, me çka në shumë shkollë nuk është zhvilluar procesi mësimor.

    Lajmi Paraprak

    25 mijë mësimdhënës dhe edukatore në grevë! Nuk do të ketë mësim derisa nuk rriten rrogat për 18,4%

    Lajmi i rradhës

    Studentët demantojnë dekanin Nafi Jashari, publikojnë ankesa tjera ndaj profesoreshës Mehmedi (DOKUMENT)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë