A ishte Tetova pazar politik ndërmjet Lëvizjes Besa dhe BDI-së? Përgjigjet Teuta Arifi (Video)

    Sot ish-kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi pas pranim-dorëzimit të mandatit të kryetarit të ri të komunës, Bilall Kasami, në fjalimin e saj përshëndetës i ka uruar suksese dhe punë të mbarë kryetarit të ri. Ajo ka falenderuar ekipin dhe të gjitë punonjësit dhe administratorët. Ajo u përgjigj para medias në qoftë se ende qëndron pas deklaratës së saj se Tetova ka qenë përpjekeje dhe cak i ndonjë pazari politik.

    E pyetur nga Nistori nëse rezulton e verërtetë që gara në Tetovë ishte cak i ndonjë pazari politik ndërmjet BDI-së dhe Lëvizjes Besa dhe nëse kryetari i ri komunës së Tetovës e ka marrë mandatin nga populli apo pazari që ajo e theksoi në një paraqitje mediatike se Kasami i është lutur Ali Ahmetit që t’ua jep komunën e Tetovës.

    “Do më lejoni që gjatë ditës së sotme nuk do t’i lejoj vetes që të bëj debat politik. Të gjithë debatin politik e kam bërë dhe të gjithë atë që kam pasur ta them e kam thënë gjatë fushatës. Populli ka vendos, qytetarët kanë vendos dhe ky është verdikti i qytetarëve, prandaj edhe dëshiroj kushdo që ta bëjë këtë punë dhe në këtë rast kryetari i zgjedhur ta bëjë atë me sukses, nder, me respekt ndaj qytetarëve”, ka shtuar Arifi.

    Në debatin “Kush e fiton Tetovën” që u zhvilluan në ClickPlus, Arifi akuzoi Kasamin se ai e ka lutur Ali Ahmetin për Tetovën, gjegjësisht për ndonjë pazar të mundshëm politik, por një gjë e tillë nuk u pranua nga Kasami.

    Përndryshe në balotazh për komunën e Tetovës, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa e fitoi kandidaten e BDI-së, Teuta Arifi me një dallim prej 5.049 vota. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A do të mbetet RMV pjesë e “Open Balkan”?

    Lajmi i rradhës

    Nikolo Barella mbetet në Inter deri në 2026

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë