32 gazetarë të vrarë që nga fillimi i sulmeve ruse në Ukrainë

    Një gazetar duke vrapuar me kamerë në dorë për të mbuluar bombardimet e rënda ndërsa trupat ruse përparojnë drejt kryeqytetit, në Irpin, afër Kievit, Ukrainë, 6 mars 2022

    32 gazetarë janë vrarë gjithsej që nga fillimi i luftës në Ukrainë, tha nënkryetari i parë i Këshillit Suprem të Ukrainës, Oleksandr Korniyenk .

    Ai ka nderuar personelin e medias që kanë humbur jetën, duke thënë: “Ne e çmojmë kujtimin e të vdekurve. Guxim dhe forcë për të gjithë ata që mbrojnë Ukrainën në frontin e informacionit. Faleminderit për punën tuaj.”

    Gjatë muajit të parë të pushtimit rus, dy gazetarë u vranë kur zjarri i artilerisë shënjestroi një ekip të kanalit televiziv amerikan Fox News.

    Ata ishin Pierre Zakrzewski, një kameraman 55-vjeçar dhe Olexandra Kuvshyno , një gazetare ukrainase 24-vjeçare që punonte për Fox News, sipas Reporterëve pa Kufij.

    Lajmi Paraprak

    Si mund të sekuestrohen paratë e oligarkëve?

    Lajmi i rradhës

    Ivanovska: Korrupsioni po përhapet në të gjithë shoqërinë, ai është problemi numër një për qytetarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë