5 milionë euro të tjera nga BERZH për përmirësim të efikasitetit energjetik nëpër shtëpi

    Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim (BERZH) përmes Shparkase Bankës SHA Shkup siguroi pako të re financiare prej pesë milionë eurove për përmirësim të efikasitetin energjetik nëpër shtëpi, në kuadër të Fondit për Ballkanin Perëndimor për financim të ekonomisë së gjelbër (GEFF II).

    Mjetet nga kredia do të jenë të kapshme për investime në teknologji të gjelbra me performansa të larta, materiale dhe zgjidhje në shtëpi dhe ndërtesa banesore në pronësi private. Pas përfundimit të suksesshëm të projekteve, kredimarrësit do të kenë të drejtë në kthim të mjeteve deri 20 për qind, financuar nga Bashkimi Evropian.

    Potësisht, BERZH-i siguroi 20 milionë euro fond jofinancues për ndarje të rrezikut të Shparkase bankës, përmes të cilit do të garantojë deri 50 për qind nga ekspozimi ekzistues dhe I ri koorporues të kredidhënësit, me çka do të ulet pesha e rrezikut dhe kërkesat për capital të atyre kredive. Rreth dy milionë euro nga pakoja GEFF II I janë ndarë bankës “Ohridska” e cila u bashkua me Shparkase Bankën Maqedoni SHA Shkup.

    “Me padurim presim të punojmë me Shparkasen bankën, e cila është partnere e dëshmuar e BERZH-it, me performancë të shkëlqyer. Do të vazhdojmë t’I mbështesim investimet që kontribuojnë për transicionin e gjelbër. Me nënshkrimin e kësaj pakoje presim t’u japim nxitje shtesë bizneseve në vend përmes sigurimit të qasjes më të mirë drejt financave, duke u ndihmuar të rikuperohen nga pandemia dhe ta përmirësojnë konkurrencën e tyre”,tha Andi Aranitasi, udhëheqës I zyres së BERZH-it në Shkup.

    Dejvid Gir, shef I Delegacionit të BE-së në Shkup porositi se me rritjen e efikasitetit energjetik të ndërtesave, dukshëm mund të kontribuojmë për qëllimet klimatike, si dhe t’u ndihmojmë amvisërive dhe subjekteve afariste për t’I ulur shpenzimet.

    Drejtori I përgjithshëm I Shparkase bankës Maqedoni, Gligor Bishev theksoi se I njohin përparësitë dhe përfitimet nga financimi I projekteve për përmirësim të efikasitetit energjetik të cilat, theksoi, gjenerojnë kursim të energjisë në tregun lokal.

    Programi GEFF për përmirësim të efikasitetit energjetik zbatohet në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi. Ofron financa për investime në ekonominë e gjelbër në sektorin banesor, si dhe për biznese të cilat sigurojnë efikasitet energjetik dhe prodhime dhe shërbime për ripërtëritje të energjisë për amvisëritë. 

    Lajmi Paraprak

    Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Nga e premtja pritet mot më i freskët, njoftojnë nga DPHM

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë