500 milionë euro për “Bechtel dhe Enka”

    Kompania “Bechtel dhe Enka” sivjet do të fitojë 250 milionë euro nga arka e shtetit, pasi fitoi 240 milionë euro në vitin e kaluar. Këto mjete finançiare janë të dedikuara për ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar-Bukojçan, Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë dhe Prilep-Manastir, që janë shpallur në programin e financimit të infrastrukturës rrugore për projektin Korridori 8 dhe Korridori 10D.

    Ministria e Transportit gjatë vitit 2024 do t’i paguajë 15.100.000.000 denarë si shpenzim kapital për kontraktuesin përmes NP “Rrugët e Shtetit”, dhe në akt thuhet se mjetet janë projektuar në përputhje me marrëveshjen e arritur me “Bechtel dhe Enka” në mars të vitit të kaluar. Dinamika e pagesës do të përcaktohet nga konsulenti mbikëqyrës.

    Në program thuhet se paratë do të shpenzohen për “kosto kapitale indirekte, pra i referohen kostove që ngarkohen nga një kontraktor i huaj dhe janë në funksion të mbështetjes së aktiviteteve të ndërtimit, përfshirë asistencën e speçialistëve për kapacitete teknike, tregtare dhe menaxhuese, të mbikëqyrë projektin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të projektit nga personeli i zyrës kryesore të kontraktorit, për përgatitjen e dokumentacionit të projektit për ndërtimin e autostradave, për projektimin dhe kryerjen e dislokimeve të instalimeve nëntokësore dhe mbitokësore, aktivitetet përgatitore të ndërtimit në trase, për aktivitete ndërtimore për ndërtim traseje, hetime gjeomekanike, punë gjeodezike, sigurim zyrash dhe nevoja të tjera për mbikëqyrje dhe të tjera”.

    Ndërmarrja “Rrugët e Shtetit”, duhet të paraqesë një raport në Qeveri dhe në Ministrinë e Transportit jo më vonë se 30 qershor 2024 se si do t’i përdoren këto para.

    Konsulentët në raportin që i kanë dorëzuar “Rrugëve Shtetërore” raport mbi punën e bërë gjatë vitit të kaluar, theksojnë se tani për tani është punuar vetëm në projeksionin se si do të kryhet shpronësimi dhe ka konstatim se po bëhet ekzaminimi gjeoteknik i fushës. Përmenden edhe aktivitetet e tjera të parandërtimit dhe specifikimet që kanë përfunduar.

    Nga Ministria e Transportit thonë se përfitimet e konçeptit të ri të ndërtimit të infrastrukturës në Korridoret 8 dhe 10-D janë të shumta. Me konceptin e ri të ndërtimit, parashikohet projektimi dhe ndërtimin paralel, ku kursehet më shumë kohë, në raport me më parë kur duhej 100 për qind projekim i trasesë për të të arritur tek ndërtimi. Gjithashtu përskaj përshpejtimit të realizimit të projekteve kapitale, do të ketë edhe mekanizma të kontrollit të shtetit, që do të ulin ndër të tjerash edhe pengesat administrative.

    Nga ENKA, në partneritet me Bechtel, thonë se janë arritur kthesa të rëndësishme në ndërtimin e Projektit të Korridoreve 8 & 10d 109 km në 2023 dhe ka një fillim të fortë në 2024.

    Korridori 8, një lidhje jetike në Korridorin 8 të Transportit Pan-Evropian, dëshmoi fillimin e aktiviteteve kyçe, duke përfshirë seksionet e autostradës Tetovë – Gostivar (Seksioni 1), Gostivar – Bukojçan dhe Trebenishtë (Seksioni 2).

    Ndërkohë, Korridori 10d, një komponent kyç i Korridorit 10, ka shënuar progres në ndërtimin e seksionit Prilep – Manastir (Seksioni 4). Në vitin 2023, ekipi i projektit realizoi ceremonitë fillestare të gërmimeve në Seksionet 2 dhe 4, me një plan gjithëpërfshirës që përmban 7 nyje apo hyrje dalje të reja, struktura të shumta që kalojnë autostradat, hekurudhat dhe lumenjtë dhe një sërë urash, mbikalimesh dhe nënkalimesh. Që nga dhjetori 2023, projekti punësoi rreth 350 njerëz të përkushtuar, përfshirë nënkontraktorët. Kanë nisur edhe operacionet e përhershme të punimeve tokësore, hetimet gjeoteknike dhe aktivitetet fillestare të ndërtimit , duke krijuar terrenin për një udhëtim transformues.

    Me fjalë tjera, për pikat 1 dhe 2A është marrë miratimi për plan urbanistik, është siguruar aksesi në parcelat publike dhe ka filluar ndërtimi i punimeve ndihmëse.

    Në seksionin 4, proceset e miratimit janë në vazhdim dhe puna në parcelat publike pritet të fillojë pas miratimit. Pasi punëdhënësi të ketë përfunduar punimet e shpronësimit në parcelat aktuale private, pritet që të fillojnë punimet në parcelat private në Seksionet 1, 2 dhe 4.

    Projekti përfshin shtatë hyrje dalje , 34 ura, 34 mbikalime, 24 nënkalime, mbi 21 milionë metër kub gërmime, mbi 10 milionë metër kub argjinatura dheu, 620,000 metra kub beton, 2,2 milionë metër kub nëntokë, 1,1 milionë asfalt ton, etj thekson Enka në faqen e saj. Këto rrugë do të ndërtohen sipas parimit “çelës në dorë”, pra Bechtel dhe Enka do të përgatisin një studim fizibiliteti, do të projektojnë dhe do ta zbatojnë plotësisht projektin. Qeveria përsërit vazhdimisht se kjo mënyrë ndërtimi do të japë rezultatet më të shpejta dhe optimale.

    Në ndërkohë në vitin 2025 shteti do të marrë 18,4 miliardë dollarë (rreth 299 milionë euro) për ndërtimin e këtyre autostradave , ndërsa në vitin 2026 do të japë 16 miliardë dollarë (rreth 260 milionë euro).

    Vitin e kaluar ekzelutivi njoftoi se do të ndërtohet 108 km autostradë , në një periudhë prej 57 muajsh, për çka do të ndahen 1.3 miliard euro. Për shpronësimet pritet të ndahen 300 milionë euro.

    Kuvendi në maj të vitit të kaluar miratoi më shumë ligje, që do lehtësojnë punën e partnerit strategjik, apo kompanisë amerikane turke Behtel Enka për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10.

    Ndryshe vlerësohet se dokumentacioni i projektit, gërmimet gjeoteknike, tjetërsimi i truallit, proçedurat joefikase administrative janë shkaqet kryesore të vonesës së ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër. Probleme të tilla pritet të evitohen me modelin e ri dhe rrugët moderne të ndërtohen më shpejtë dhe në mënyrë më efikase. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Në prag të një fushate të “pistë”!  

    Lajmi i rradhës

    Aggeler: para majit ka gjasa të ketë emra të rinj në listën e zezë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë