52 milionë euro do të shkojnë këtë vit në arkën e shtetit nga pagesat rrugore

    Në vitin e kaluar në pikëpagesat e korridoreve 8 dhe 10 kanë transituar 52 milionë automjete me të ardhura totale prej 53.242.070 euro dhe rritje prej 15%.

    Qytetarët ende preferojnë pagesën në dorë ose 55 për qind, me pagesë elektronike janë rreth 30%, ndërsa me pagesë me kartelë janë rreth 15%.

    Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” ditë më parë shënuan 36 vjetorin e pikë pagesave të para. Ata shtojnë se pikë pagesat tashmë nuk janë sinonim i përmbajtjeve negative, por janë shërbime serioze që janë në funksion 24/7.

    “Në vitin 2023 presim të hyra prej rreth 56 milionë euro”, theksoi drejtori i NP-së, Ejup Rustemi i cili shtoi se në vitin 2019 janë mbledhur mbi 43 milionë euro, në vitin 2020 në kushte pandemie ka pasur 34 milionë euro të mbledhura,dhe viti 2021 është me 46 milionë euro të mbledhura.

    Lajmi Paraprak

    Ivanovska flet hapur: Gjykatësi që ka ruajtur lëndën “Target-Fortesa” ka marrë para dhe i ka ndarë, ndërsa ata që i kanë marrë paratë e kanë propozuar të avancohet në Gjykatën Supreme

    Lajmi i rradhës

    Cilët janë ushqimet që shkaktojnë alergji?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë