Ivanovska flet hapur: Gjykatësi që ka ruajtur lëndën “Target-Fortesa” ka marrë para dhe i ka ndarë, ndërsa ata që i kanë marrë paratë e kanë propozuar të avancohet në Gjykatën Supreme

    Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska në “Click Plus” në TV21, tha se gjykatësi që e ka trajtuar rastin “Target-Fortesa” ka marrë para dhe i ka shpërndarë, ndërsa ata që i kanë marrë paratë e kanë propozuar të avancohet në Gjykatën Supreme, përcjell Nistori.

    Ivanovska, tha se ajo që po ndodh duket si një tregti e rëndë influencash.

    “Ne u bëmë thirrje edhe institucioneve tjera të cilat propozojnë anëtarë për Këshillin Gjyqësor që të dalin me reagim

    Ndërkaq, zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktoria Avramovska, theksoi se në vitin 2022 vetëm 7 persona janë raportuar për korrupsion.

    “Ligji për sinjalizuesit thotë se çdo autoritet ka një person të autorizuar tek i cili mund të raportosh korrupsionin si sinjalizues. Kam kërkuar sot në Ministrinë e Drejtësisë dy raportet, gjashtëmujorin e parë dhe gjashtëmujorin e dytë, në të parën thuhet se vetëm 5 persona kanë raportuar për korrupsion dhe nuk janë për Ministrinë e Drejtësisë por për prokurorinë. Inspektorati i Punës dhe autoritete të tjera, tre prej të cilëve janë anonime dhe ka mbrojtje nga sinjalizuesit. Në të dytën kanë raportuar 2 raste, njëri prej të cilëve për korrupsion në arsim, ndërsa tjetri ka treguar se nuk ka mundur ta kryej punën në Zyrën e Regjistrimit”, thotë Avramovska. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    KRIZA GODET BIZNESET | Pa rroga mbesin 32 mijë punëtorë

    Lajmi i rradhës

    52 milionë euro do të shkojnë këtë vit në arkën e shtetit nga pagesat rrugore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë