600 MIJË TURISTË NGA MAQEDONIA NË SHQIPËRI: Fqinjët, destinacioni i preferuar i turizmit

    Maqedonia e Veriut renditet e dyta, pas Kosovës sa i takon numrit të shtetasve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë dhjetë muajve të vitit 2022. Bëhet fjalë për rreth 600 mijë turistë nga Maqedonia që janë regjistruar, shifër kjo që sipas autoriteteve shqiptare është 19 për qind më e lartë sesa një vit më parë. Turistët nga Maqedonia renditen menjëherë pas turistëve nga Kosova, numri i të cilëve vitin e kaluar arriti në tre milionë hyrje. E ndërsa Shqipëria shënon shifra rekorde, mbi 7 milionë turistë gjatë muajve janar-nëntor 2022, madje shumë më të larta sesa në vitin e mirë para pandemisë, bilanci i turizmit në Maqedoni nuk jep shenja rimëkëmbje.

    Nga Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit janë entuziastë, dhe krahasimet e bëjnë me vitet 2020 -2021 kur turizmi shënoi rënien më të madhe. Ndërsa po të krahasohen me vitin 2019, për shembull bujtjet e regjistruara janë mbi 3 milionë e gjysmë. Sipas tyre suksesi evidentohet me net – 2.6 milionë fjetje. “Sektori i turizmit në dhjetë muajt e parë me përkushtim dhe punë arriti të arrijë objektivin e vendosur, me 2.6 milionë fjetje. Shifrat thonë se Maqedonia e Veriut është destinacion për 4 sezone, sezonaliteti po vazhdon dhe priten më shumë bujtje që nga viti 2022.

    Një nga synimet e sektorit të turizmit të Maqedonisë për vitin 2023 është që numri i netëqëndrimeve nga tregjet turistike me rëndësi strategjike të tejkalojë vitin 2019”, thuhet në raportin e Agjencisë. Po t’i referohesh të dhënave zyrtare (ESHS) as në muajt e pikut turistik shifrat nuk i afrohen atyre të viteve të mëparshme, që do të thotë se vendi nuk është një destinacion i preferuar turistik, as për vendasit, të cilët vazhdojnë të regjistrohen në shifra të reduktuara. Vitin e kaluar, për shembull, gjatë korrikut numëroheshin rreth 170 mijë turistë, shifër kjo që edhe pse është më e lartë sesa gjatë viteve të pandemisë, prapëseprapë mbetet shumë më e ulët sesa numri i turistëve vendas e të huaj që veruan në zonat turistike në vitin 2019, apo 2018.

    Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave vërehet se më të shumtë të numër mbeten turistët vendas, sesa të huajt, si nga numri i përgjithshëm, po aq edhe nga numri i netëve të kaluara nëpër hotele dhe bujtina. Liqenet mbeten atraksionet më të mëdha turistike, të cilat tërheqin numrin më të madh të tyre, ndërsa banjat termale, vendet malore regjistrojnë shifra të ulëta. Vera duket se është stinë e preferuar për turistët turq (12.841) e serbë, të cilët gjatë 2022 kanë qenë të shumtë në numër (rreth 10 mijë) ose mbi 12 për qind e numrit të përgjithshëm të turistëve të huaj. Më pas renditen polakë e rumunë dhe shumë më pak shqiptarët nga Kosova apo Shqipëria. /koha/

    Lajmi Paraprak

    LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE | Për dikë makijazh, për tjerët avancim!

    Lajmi i rradhës

    RMV, a do të ushqejmë veten deri më 2028-ën?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë