907.159 vota nevojiten për fitoren e rrethit të parë, në të dytin 362.864

    Kutia e votimit. Një qytetar i RMV duke votuar / Fotografia: Nistori

    Në vend sot po mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Të drejtë vote kanë 1.814.317, të cilët mund të zgjedhin mes shtatë kandidatëve Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Stevço Jakimovski, Bujar Osmani, Biljana Vankovska, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrevski. Në raundin e parë fitues mund të jetë kandidati i cili ka fituar shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve, gjegjësisht 907.159 vota, përcjell Nistori.

    Sipas nenit 81 nga Kushtetuta, nëse në rrethin e parë askush nuk e merr shumicën e nevojshme, në rrethin e dytë shkojnë dy kandidatë që kanë fituar më shumë vota në rrethin e parë.

    Nëse edhe në raundin e dytë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë numër të nevojshëm të votave, përsëritet e gjithë procedura zgjedhore.

    Presidenti i Republikës zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë, në kohëzgjatje prej pesë viteve. Për president të Republikës, personi i njëjtë mund të zgjidhet më së paku dy herë. Presidenti i Republikës duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë.

    Për president të Republikës mund të zgjidhet personi i cili në ditën e zgjedhjeve ka të paktën 40 vjeç. Për president të Republikës nuk mund të zgjidhet personi i cili deri në ditën e zgjedhjeve nuk ka qenë banor i Republikës së Maqedonisë të paktën dhjetë vjet në 15 vitet e fundit. Përzgjedhja për president të Republikës kryhet në 60 ditët e fundit të mandatit të presidentit paraprak.

          Lajmi Paraprak

          Në këtë linjë telefonike raportoni shkeljet zgjedhore

          Lajmi i rradhës

          KShZ: 3.85 për qind është dalja deri në ora 09:00

          Lajme tjera

          Bashkohu

          Informohu në kohë