Mijallkov paraqitet në burgun e Strugës, reagime të shumta pasi e ndryshoi adresën

    Sasho Mijalkov, i dënuari me 3 vite burg dhe i fundit prej atyre që pranuan fajësinë në hetimin për rastin “Perandoria”, sot u paraqit në burgun e Strugës dhe të fillojë vuajtjen e dënimit, pas shfrytëzimit të shtyrjes për arsye shëndetësore. Pasi që ka të drejtë edhe për dy javë shtyrje.

    Ai ka ardhur në burg i vetëm, pa siguri siç bën zakonisht. Në derën e tij është bërë kontroll personal për të mos lejuar të sjellë sende të paligjshme. Bashkë me të Mijalkov ka marrë edhe sende personale, pra është paraqitur para burgut me një valixhe, përcjell Nistori, nga A1on.

    Sipas informacioneve jozyrtare, Mijalkov fillimisht nuk mund dhe nuk do të gëzojë beneficione si e drejta për punësim dhe pushime. Kjo do të duhet t’i vihet në dispozicion pas një muaji nga fillimi i vuajtjes së dënimit me burg. Më pas, ai do të mund të dalë gjatë ditës, dhe vetëm të kalojë natën në burg, si i punësuar.

    Dënimi me burg për Mijalkov vjen pasi ai një herë e kishte shtyrë vuajtjen e dënimit me burg për arsye shëndetësore. Ndërkohë në hotel Marriott ka festuar lindjen e mbesës së parë, nga djali i tij Jordan. Dy ditë më vonë, pa kërkuar shtyrje të re, ai u paraqit në vuajtje të dënimit.

    Vuajtja e dënimit me burg në burgun e Strugës, i cili është i tipit të hapur, ka hasur në reagime të dhunshme në opinion. Ministri i Drejtësisë, Nikola Tupanceski, këtë e quajti “turizëm burgu”, sepse objektet në këtë burg janë shumë më të mëdha dhe Mijalkov nuk është i pari që ka shfrytëzuar rastin për të vuajtur dënimin atje, duke ndryshuar vendbanimin e tij në Ohër.

    Lajmi Paraprak

    Kolona të gjata në pikat kufitare, mërgimtarët largohen nga Maqedonia e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Fitorja në zgjedhjet lokale motivon opozitën për ato parlamentare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë