A do të ketë gjykim të drejtë për spitalin modular?

    Foto: Emir H | Spitali i djegur modular në Tetovë 09.09.2021

    Nuk u beson institucioneve të drejtësisë. Mumin Ismaili është njëri nga familjarët që humbi nënën në aksidentin me djegien e spitalit moduluar në Tetovë. Ai nuk pret që për këtë rast të ketë gjykim të drejt.

     “Nuk mendoj se do të shkojë gjykimi drejtë si mendohet të shkojë. Deri më tash nuk është zbardhur asnjë gjë me rastin e spitalit modular edhe pse gati 10 muaj janë bërë bëhen 11 muaj që ka ndodhur rasti  nuk ka gjykim të drejtë, por presim edhe shpresat nuk i humbim  që të ketë gjykim të drejtë.”- thoët Mumin Ismaili – familjar.

    Mumini thotë se ai drejtësinë do e kërkojnë edhe në Strasburg.

    “Nuk dorëzohemi asnjëherë do shkojmë edhe në gjykatën e Strasburgut nëse është e nevojshme. Në Strasburg në gjykatën për të drejtat e njeriut do japim ankesat tona  që janë djegur të dashurit tonë, sidomos mua që mu dogj nëna  duke e pasur në krahë, por do shohim si do jetë ky gjykimi këtu do shohim kush do e marr përgjegjësinë patjetër të ketë përgjegjësi për këtë .”- tregon ai.

    Ai kishte qëndruar në spital për 28 ditë dhe është përkujdesur për nënë e tij. Ai thotë se në këtë spital ka pasur vetëm katër persona që janë përkujdesur për 36 pacientë.

    “Për fajtorët nuk mund të akuzoj se kush do të jetë fajtorë  ata duhet institucionet e spitalit kush e ka bërë atë por  mendoj se duhet më shumë njerëz. Aty duhet kush e ka bërë hapjen solemne. A ka pas kushte për tu hap spitali edhe pse  unë kam qenë 28 ditë në spital nuk ka pas asnjë kusht për trajtim pandemisë. Mungesa e parë ka qenë stafi mjekësor. Unë isha 28 ditë, kishte gjashtë dhoma me nga gjashtë krevate,  ndërsa ka pasur katër ekipe mjekësore. Dhe më tregoni me logjikën tuaj katër mjekë a mund të trajtojnë 36 pacientë kur secili pacient çdo sekondë kishte nevojë për trajtim!?.”- shprehet Mumin Ismaili – familjar.

    Ndryshe për këtë rast tani është ngritur akt-akuzë, pas cka akuzohet institucioni dhe tre persona tjerë.

    Televizioni 21 mëson se aktakuza në  gjykatën e Tetovës ka arritur në ditën edhe kur kanë filluar pushimet, ndërsa me 16 gusht pritet  që kësaj lënde t’i caktohet gjykatësi, dhe më pas edhe të caktohet seanca e parë, kur të akuzuarit do të njoftohen me akt-akuzën. Me djegien e spitalit modular në Tetovë jetën e humbën 14 persona, 13 pacientë edhe një familjar. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia më e shtrenjtë se Kosova, më e lirë se Shqipëria

    Lajmi i rradhës

    Mbi 13 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut punojnë në Gjermani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë