Dënohet me burg qytetari që përdori gjuhë të urrejtjes për aksidentin në Bullgari

    Foto: AIM

    Prokuroria e qarkut të Sofjes dënoi një 34-vjeçar për gjuhë të urrejtjes lidhur me aksidentin që ndodhi më 23 nëntor në Bullgari, duke postuar një foto të autobusit të djeg në një grup në rrjetet sociale, njoftuan nga Prokuroria bullgare.

    “Më datë 23.11.2021 rreth orës 11.00 në zyrën në Sofje, i denoncuari S.B. kishte përhapur urrejtje në një grup në një rrjet social. Tekstit të njoftimit, i akuzuari i ka shtuar një fotografi të autobusit të djegur nga aksidenti tragjik në autostradën Struma”, njoftoi Prokuroria.

    Nga atje theksojnë se për rastin për lëndën ka iniciuar procedurë para hetimore për vepër penale nga neni 162, paragrafi 1 i Kodit Penal.

    S.B nuk ka qenë i dënuar. I pandehuri e ka pranuar fajësinë dhe sipas marrëveshjes së miratuar nga Gjykata e qarkut në Sofje, atij i është shqiptuar masa e “privimit të lirisë” në kohëzgjatje prej 4 muajsh, ndërsa dënimi me burg i është shtyrë për 3 vjet.

    Marrëveshja ka fuqinë e një dënimi efektiv dhe nuk është lëndë ankimimi, njoftoi Prokuroria.

    Lajmi Paraprak

    Arben Taravari jep dorëheqje nga posti i sekretarit të përgjithshëm të ASH-së

    Lajmi i rradhës

    Antikorrupsioni: Hetimit për vaksinat kineze i ka ardhur fundi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë