A do të përkrahet protesta e VMRO-DPMNE-së nga opozita shqiptare?

    Gazetar | Adrian Kerimi

    VMRO-DPMNE-ja më 18 qershor ka thirrur protestë për ndryshime. Sipas tyre, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja ka thelluar krizën energjetike, ekonomike, shëndetësore dhe për këtë arsye më 18 qershor, sipas opozitës maqedonase do të vendoset se në cilin drejtim do të shkon vendi. Partia e Hristijan Mickoskit kërkon që më 18 qershor pushteti të dorëzohet dhe të pranon zgjedhje të parakohshme parlamentare si zgjidhje e vetme për dalje nga krizat aktuale, shkruan Nistori.

    “Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë dalja nga çdo krizë të cilën e ka krijuar LSDM-ja. Më 18 qershor mendoj dhe vlerësoj se është kohë për t’i thënë JO kësaj Qeverie. Besoj se protesta do të kalon në atmosferë të qetë, por mesazhi që do të jepet nga ajo protestë do t’i kthjellë pushtetarët që të mendojnë a është koha për zgjedhje të parakohshme parlamentare ose jo, sepse sa më shumë që zgjasin këtë proces aq më të dobëta do të jenë rezultatet e tyre në zgjedhje kurdo që ndodhi ato”, thotë Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

    Mickoski disa herë kë bërë thirrje deri tani që protestës së 18 qershorit t’i bashkohen të gjithë qytetarët, përfshi edhe partitë politike shqiptare. Por a do të ketë figura politike shqiptare (nga radhët e opozitës) në protestën e VMRO-DPMNE-së.

    Aleanca për Shqiptarët disa ditë refuzoi të përgjigjet nëse strukturat partiake apo edhe anëtarët dhe simpatizantët (trupi votues) i këtij subjekti më 18 qershor do të rreshtohen me Mickoskin para Qeverisë. Burime jo zyrtare nuk përjashtojnë mundësinë që figura të caktuara të dalin në protestën e opozitës maqedonase, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga subjekti apo individët për të cilët pretendohet se do të jenë pjesë e protestës.

    Ndërkohë Lëvizja Besa ka qëndrim të prerë. Partia e dytë opozitare shqiptare nuk do të merr pjesë në protestën e 18 qershorit.

    “Lëvizja Besa si parti autonome vendos vetë për organizim të protestave qytetare. Ashtu si edhe në të kaluarën kur ne ishim organizator të disa protestave masovike, organet e partisë do të vendosin për mundësinë e organizimit të protestave qytetare edhe në të ardhmen. Prandaj, Lëvizja Besa vlerëson se nuk është e nevojshme që të bashkëngjitkemi në organizim të protestave që organizojnë parti të tjera politike”, thonë nga Lëvizja Besa për Nistori.

    Protesta e VMRO-DPMNE-së vjen si hap i dytë i strategjisë së opozitës maqedonase për të çuar vendin në zgjedhje, pas bllokadës disa javore që bën ndaj disa ligjeve të propozuara nga pushteti. Mickoski në disa paraqitje ka deklaruar se pas 18 qershorit Qeveria do të dorëzohet dhe do të caktohet data e zgjojeve të parakohshme parlamentare, duke mos dashur të ndanë hollësi për hapat e mëtejshëm, në rast se nuk ka sukses një skenar i tillë. Protesta është thirrur më 18 qershor, ora 20:00 përballë Qeverisë, ndërsa do t’i bashkohen qytetarë nga të gjitha qytetet. Blloku opozitar maqedonas ka deklaruara mbështetje publike ndaj protestës së VMRO-DPMNE-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tregtarët në Ohër, sot hapën dyqanet e tyre – Kuvendi nuk i ka miratuar ndryshimet në ligjin për të dielën

    Lajmi i rradhës

    Asnjë shenjë paralajmëruese se uji i “Banjës” në Tetovë nuk pihet dhe është i dëmshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë