A doli në pah një marrëveshje politike AAA-BDI pas mosvotimit të kryetarit të këshillit komunal të Tetovës?

    Këshilltari i Alternativës, Faton Selami sot nuk votoi për kryetarin e këshillit komunal të Tetovës. Vota e tij përkoi njëjtë si me grupin e këshilltarëve të BDI-së. Nuk dihen arsyet pse Selami votoi i “abstenuar” dhe nëse është në koordinim me grupin e këshilltarëve të BDI-së apo ka ndonjë marrëveshje më të gjërë politike, shkruan Nistori.

    Selami nuk ishte i pranishëm para medias që të shpjegohet për opinionin, por partia Alternativa nëpërmjet një komunikimi publik bëri të ditur se këshilltari i tyre, Faton Selami ka votuar “i përmbajtur” sepse AAA nuk është vagon i dikujt, as nuk voton sipas urdhërave të dikujt dhe nuk ka rëndësi nëse vota e tyre përkon herë me njërën parti e ndonjëherë me partitë tjera.

    AAA thonë se nuk bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje paraprake politike dhe se ai ka vepruar konform udhëzimeve të partisë.

    Nistori pyeti bartësin e listës së këshilltarëve të BDI-së, Blerim Osmani nëse vota e Faton Selamit përkon me grupin e këshilltarëve të BDI-së rastësisht apo ka ndonjë marrëveshje politike në Tetovë ndërmjet BDI-së dhe Alternativës.

    “Për këtë mendoj se duhet ta pyetni atë personalisht. Unë nuk mund të jap përgjigje”, deklaron Osmani.

    Përndryshe, me 16 vota “për” dhe 14 “abstenim”, Besar Durmishi nga Lëvizja Besa sot u zgjodh kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës. Për zgjedhjen e tij votuan tetë përfaqësues të partisë së tij, 4 nga VMRO-DPMNE, dy nga Aleanca për Shqiptarët, ndërsa këshilltari nga Alternativa abstenoi. Përcaktuese në votim ishin votat e dy këshilltarëve nga lista e pavarur “Më mirë për Tetovën”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Besar Durmishi u zgjodh kryetar i këshillit komunal të Tetovës me mbështetjen e nismës “Më mirë për Tetovën”

    Lajmi i rradhës

    Banorët e Straçincës me dekada ballafaqohen me problemet me ujin e pijshëm dhe kanalizimet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë