“A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”?!”

    Komunikata e plotë për Nistorin e Lidhjes Europiane për Ndryshim (LEN):

    Zhvillimet e fundit tragjike me vrasjen e vajzës 14 vjeçare Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit nga Velesi, ngjallin edhe dyshime të tjera për krimet që i dyshuari kryesor për organizimin e krimit Lupço Palevski, i njohur me nofkën Palço të ketë qenë i përfshirë edhe në raste të tjera të montuara në vendin tonë.

    Kur Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski deklaron se i dyshuari kryesor që e ka kryer vrasjen e Vanjës si dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë punuar për qendra të fuqishme antiperëndimore, atëherë është e logjikshme që të dyshojmë se organozatori i njëjtë i vrasjes së vajzës së re Vanja, të jetë i përfshirë edhe në organizoimin e rastit të montuar “Monstra”, ku në mënyrë makabre u vranë pesë djem të rinj. Dhe e gjithë kjo, në prag të festave fetare, me qëllim për të shkaktuar destabilizim të shoqërisë përmes tensioneve ndëretnike.

    Andaj, Lidhja Europiane për Ndryshim, kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga organet hetuese gjyësore që të dalin dhe publikisht ta informojnë opinionin se ku ka qenë Lupço Palevski – Pallço më 24 prill të vitit 2012, në ditën kur ndodhi rasti i montuar “Monstra”?

    Nga ana tjetër kërkojmë që Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme të mos e lodhin opinionin vetëm me deklarata ku spjegojnë procedurat e ekstradimit, por të hetojnë dhe ta tregojnë konkretisht ditën se kur i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së Vanjës do të ekstratohet nga Turqia?!

    Lajmi Paraprak

    Miliona femra janë të rrezikuara nga pesë lloje të kancerit 

    Lajmi i rradhës

    Të rinjtë tanë toksikë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë