Miliona femra janë të rrezikuara nga pesë lloje të kancerit 

    Miliona femra nuk e kanë idenë se ekzistojnë pesë lloje të kancerit gjinekologjik që mund t’i prekin ato, paralajmëron hulumtimi.

    Pavarësisht se një numër i madh i femrave diagnostikohen çdo vit dhe shumë prej tyre humbin jetën – vetëm 9 për qind nga 2.000 britanike të anketuara, ishin të vetëdijshme për ekzistimin e këtij rreziku.

    Rreth 93 për qind kishin dëgjuar për kancerin ovarian dhe 95 për qind e dinin se duhej të kishin kujdes për kancerin e qafës së mitrës. Por, 64 për qind nuk kishin dëgjuar kurrë për kancerin e vulvës, 48 për qind ishin të paditura se mund të sëmureshin nga kanceri i vaginës dhe 29 për qind nuk e dinin se mund të ndikonte në mitër.

    Dhe ndoshta më shqetësuese, 25 për qind nuk do të kërkonin menjëherë ndihmë nga një profesionist mjekësor nëse do të kishin ndonjë shqetësim për shëndetin e tyre gjinekologjik.

    “Është e pabesueshme të mendosh se me numrin e femrave që diagnostikohen çdo vit, njohuria se për çfarë duhet pasur kujdes, është jashtëzakonisht e ulët. Ndërgjegjësimi është i ulët dhe pak është bërë jashtë arenës mjekësore për të rritur njohuritë midis atyre që kanë më shumë nevojë”, ka thënë një zëdhënës i Bodyform, i cili kreu studimin – transmeton The Sun.

    Studimi zbuloi se 61 për qind e femrave nuk mund të identifikojnë shenjat dhe simptomat e ndonjë prej pesë kancereve. Rreth 54 për qind pranuan se do ta kishin të vështirë ta dinin kur gjërat si shkarkimi, fryrja dhe dhimbja e legenit ishin diçka e pazakontë. 29 për qind supozuan se do të kishin të gjitha të njëjtat simptoma dhe 16 për qind krejtësisht të ndryshme.

    Nga ato që nuk duan të vizitojnë një mjek për shqetësimet në lidhje me shëndetin e tyre gjinekologjik, gjysma nuk duan të reagojnë tepër, ndërsa 22 për qind janë shumë të turpëruara të flasin për këtë. Pak më pak se një e pesta (17 për qind) nuk duan të përballen me atë që mund të thuhet dhe 15 për qind pranojnë hapur se preferojnë të mos e dinë.

    Dhe derisa 83 për qind e femrave e kontrollojnë veten për treguesit kryesorë të kancerit të gjirit, 41 për qind nuk do të mendonin kurrë nëse periodat e tyre, shkarkimi, shqetësimi i barkut ose përdorimi i tualetit janë normale për to.

    Prandaj, 8 nga 10 femrave kanë thënë se mendojnë që duhet të ketë një ndërgjegjësim më të madh për llojet e ndryshme të kancerit. 

    Lajmi Paraprak

    Olaf Scholz kancelari me mbështetjen më të vogël

    Lajmi i rradhës

    “A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”?!”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë