A është rritur borxhi i komunës së Tetovës?

    Nga komuna e Tetovë thonë se borxhi i komunës është zvogëluar për 6 milion euro ne krahasim me vitin 2021. Sipas njoftimit, aktualisht komuna e Tetovës ka borxh prej 8 milionë euro, kurse në vitin 2021 kishte 14 milion, përcjell Nistori.

    “Ky sukses financiar shënon një kthesë të rëndësishme në menaxhimin e fondeve publike dhe një angazhim të padiskutueshëm për të siguruar që çdo euro të shkojë në investime dhe shërbime cilësore për qytetin tonë dhe qytetarët”, thuhet mes tjerash në njoftimin e komunës së Tetovës.

    Ndryshe, në mandatin e tij qeverisës, Bilall Kasami ka pranuar komunën e Tetovës me një borxh prej rreth 24.18 milionë euro. Ky borxh është trashëguar ndër mandate kryetarësh, por jo me këtë shifër. Rritja e borxhit ka marrë theks të veçantë për sa kohë ishte kryetare komune, Teuta Arifi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Uji në Strugë është i pasigurt për shëndetin e qytetarëve

    Lajmi i rradhës

    Raporti i KE: RMV nuk ka shënuar përparim në sferën e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë