A jep vaksinimi efektin e pritur në RMV – përgjigjet Petliçkovski

    Një infermiere këshillon një qytetarë të Tetovës për t’u vaksinuar kundër Covid-19. Foto: Lirim Shabani

    Komisioni për mbrojtje nga sëmundjet infektive do të debatojë për mundësinë e tërheqjes së mundshme të certifikatave për Covid, ka thënë në emisionin “360 gradë” në Alsat, kryetari i Komisionit, prof. Aleksandar Petliçkovski.

    “Certifikatat po e humbin vlerën sepse vendosja e certifikatës ishte që të kufizohet qasja e njerëzve pa imunizim në vende publike. Kjo masë në disa shtete është tërhequr, ne do ta shqyrtojmë. Patjetër duhet të bëjmë shifër, përllogaritje nëse me tërheqjen e certifikatave do të humbim diçka në tempon e vaksinimit sepse synimi jonë elementar është që ta përforcojmë tempon e vaksinimit” është shprehur Petliçkovski. 

    Vaksinimi ndoshta nuk e ka dhënë rezultatin e pritur, por e ka dhënë efektet e dëshiruara, thotë Petliçkovski. I pyetur nëse vaksinimi në vend e jep rezultatin e pritur, Petliçkovski thotë:

    “Ndoshta jo rezultatet e pritura, por rezultatet e dëshiruara sigurisht. Përfitimi kryesor i vaksinave, i cili është i pamohueshëm, është se personat e vaksinuar infektohen më lehtë. Shumica e tyre nuk do të kenë asnjë problem, një përqindje shumë e vogël e të vaksinuarve do të arrijnë në spital dhe një përqindje edhe më e vogël do të vdesin”, është shprehur Petliçkovski. 

    Lajmi Paraprak

    Gjithëpërfshirja e fëmijëve “garantohet vetëm në letër”

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski kërkon një zgjidhje të shpejtë dhe cilësore me Bullgarinë për hapjen e negociatave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë