Kovaçevski kërkon një zgjidhje të shpejtë dhe cilësore me Bullgarinë për hapjen e negociatave

    Foto: AIM

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pas vizitës së parë të punës në Bruksel, në selinë e BE-së dhe NATO-s, ku u takua me liderët e këtyre dy organizatave, pranoi t’i përgjigjet disa pyetjeve për AIM.

    Kovaçevski kërkon një zgjidhje të shpejtë por cilësore me Bullgarinë fqinje për hapjen e negociatave të shumëpritura dhe të merituara me BE-në, biseda tregon qartë se qëllimi i qeverisë është vendosja e besimit mes dy palëve, gjë që u mirëprit nga liderët e Bashkimit Evropian. . Kryeministri Kovaçevski, megjithatë, i paralajmëroi bashkëbiseduesit se çdo vonesë e re e procesit pashmangshmërisht ndikon në mbështetjen e qytetarëve, por edhe në oreksin e fuqive të tjera të mëdha në Ballkanin Perëndimor.

    Lidhur me konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, ai theksoi se deklaratat e ministrit të Mbrojtjes i nënshtrohen interpretimeve të ndryshme dhe se Maqedonia e Veriut do t’i përmbahet qëndrimeve që ndërtohen bashkërisht në NATO, duke marrë parasysh marrëdhëniet tregtare me Rusinë.

    Në temën për anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO në të ardhmen, kryeministri Kovaçevski tha se do të ishte mosmirënjohëse të komentohej për këtë temë në këtë moment.

    Lajmi Paraprak

    A jep vaksinimi efektin e pritur në RMV – përgjigjet Petliçkovski

    Lajmi i rradhës

    Pse Europës nuk i dëgjohet zëri mbi krizën Rusi-Ukrainë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë