A mund ta godasë turizmin në RMV konflikti në Lindjen e Mesme?

    Profesoresha e Fakultetit për Turizëm dhe Logjistikë Biznesi në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, Tatjana Boshkov, në TV21 deklaroi se nuk pret që lufta në Lindjen e Mesme të ketë pasoja në turizmin vendas.

    “Ne nuk mund ta mohojmë që konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në tregti, në transport dhe në turizëm. Më gëzon fakti, duke dëgjuar bashkëbiseduesit e mi, që turizmi nuk do të ndalet. Kjo krizë që po ndodh do të sjellë një ridrejtim të udhëtarëve drejt destinacioneve të tjera, jo drejt Lindjes së Mesme. Mund të themi se vlera e vetë turistit ka ndryshuar. Gjithashtu duhet ta shfrytëzojmë këtë krizë për promovimin e vendit dhe t’i nxisim turistët e huaj të vijnë te ne”, deklaroi Boshkov.

    Ndryshe, në RMV ka rritje të numrit të turistëve, sidomos në dy muajt e parë të këtij viti kemi rritje të numrit të turistëve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Gjatë dy muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 101 587 turistë, prej të cilëve 65 mijë janë të huaj, ndërsa 36 mijë janë vendas. Numri i tyre ka shënuar rritje për 6 përqind, ashtu që të turistët e huaj kemi rritje më të madhe, 6.5 përqind.

    “Të dhënat për numrin më të madh të turistëve të huaj sipas vendeve të origjinës: Turqi 5 011, Greqi 3 523, Serbi 3 278 dhe Gjermani 2 181”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Enti raportoi që gjatë dy muajve të parë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 198 635 net të kaluara, ashtu që 115 mijë janë prej turistëve të huaj. /Nistori/



    Lajmi Paraprak

    Arrestohet 29-vjeçari nga Gostivari për përdhunimin e një të miture dhe publikimin e videove eksplicite

    Lajmi i rradhës

    Paraburgim dhe masa ndaj 19 personave për rrjetin e botoksit dhe fillerëve të falsifikuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë