Paraburgim dhe masa ndaj 19 personave për rrjetin e botoksit dhe fillerëve të falsifikuar

    Gjykata Penale ka caktuar masën e paraburgimit për gjashtë persona të dyshuar për “botoksin” dhe “fillerët” e falsifikuar. Për katër persona gjykata ka caktuar masa të arrestit shtëpiak, ndërsa për nëntë të tjerë masa kujdesi.  

    Ata dyshohen për veprat penale “bashkim kriminal”, “shkelje të të drejtave të pronësisë industriale dhe përdorim të paautorizuar të firmës së huaj” dhe “marrje ryshfeti”.

    Gjatë kontrolleve në disa lokacione, policia ka sekuestruar sasi të mëdha barnash  si fillerë, botoks dhe acid hialuronik, mbi 39 mijë euro, 2.490 franga zvicerane dhe 26 mijë denarë, si dhe një makinë “Porsche”, parfume, telefona celularë dhe sende të tjera. 

    Ndërkaq, kompanitë e sektorit shëndetësor nga Lidhja e Odave Ekonomike kërkojnë veprim institucional të plotë dhe transparent për përcaktimin në kohë të fakteve dhe marrjen e masave sipas ligjit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    A mund ta godasë turizmin në RMV konflikti në Lindjen e Mesme?

    Lajmi i rradhës

    Pollogu i prekur nga Korridori 8: toka u mor, shteti ende nuk u ka dhënë dëmshpërblimet qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë