A ofron zgjidhja ligjore rezultate të dëshiruara për qytetarët të cilët përballen me tregti të padrejtë?

    Pavarësisht se kaloi seancën parlamentare, Ligji për ndalimin e praktikave të padrejta ende po lëkundet nga komuniteti i biznesit, i cili mendon se ligji i vendosur në këtë mënyrë nuk mund të arrijë qëllimet e synuara dhe të ndikojë në uljen e çmimeve bujqësore dhe produkteve ushqimore.

    Nga Komuniteti i biznesit thonë se ligji duhet t’i vendos prodhuesit e ushqimeve në pozitë më të mirë negociuese në krahasim me blerësit e mëdhenj (tregtarët). Angel Dimitrov kryetar i Kuvendit të organizatës së punëdhënësve të Maqedonisë së Veriut, thotë senuk është optimist se ky ligj mund të vendos rregull në marrëdhëniet prodhues-tregtar edhe pse ideja për të vendosur rregull në këtë marrëdhëniet është plotësisht e justifikuar. “Ju kujtohet Ligji për disiplinën financiare në 2015. Janë përcaktuar afatet e pagesës, kompensimet prej 3000 denarë ndaj kreditorëve, gjoba dhe të ngjashme, por ligji nuk funksionon fare. Kjo për shkak që kreditorët gjetën mënyra të ndryshme për të mbledhur kërkesën e duhur, por nuk u përpoqën ta padisin debitorin, apo ta denoncojnë për një kundërvajtje të kryer pasi ai varet prej tij”, tha Dimitrov.

    Sipas tij, në rast të një padie marrëdhëniet e biznesit prishen dhe kreditori ka frikë se nuk do të ketë kujt t’i shesë pas kësaj.

    “Në këtë ligj, të gjitha rastet e praktikave të padrejta tregtare në të cilat blerësit apo tregtarët përdorin ‘fuqinë e tyre negociuese’, ose më mirë të thuhet pozicionin e tyre në treg. Por problemi buron nga mënyra e mbikëqyrjes së zbatimit të këtij ligji”, sqaroi ai duke shtuar më tej se është paraparë që mbikëqyrja të bëhet nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës.

    Dimitrov beson se komisioni nuk ka kapacitet për të kontrolluar të gjithë tregun dhe për të përcaktuar rastet e praktikave të padrejta tregtare. Sipas tij, nëse donim që ligji të jepte rezultate, atëherë përgjegjës për zbatimin e dispozitave të ligjit duhet të ishte Inspektorati Shtetëror i Tregut, pasi ai ka kapacitete më të mëdha dhe krahas kompetencave të tjera në fushën e tregtisë dhe mbrojtjes së konsumatorit do të mund të zbatojnë dhe kontrollojnë këtë ligj.

    Sipas nënkryetarit të Lidhjes të Odave Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Goran Gjorgjievski, ky ligj është jashtëzakonisht i rëndësishëm pasi ndikon në fuqinë negociuese që kanë zinxhirët e mëdhenj tregtar ndaj prodhuesve të vegjël bujqësor dhe ushqimor.

    “Ky ligj po zbatohet këtu, si të thuash, në njëfarë mënyre sepse me të duhet bërë një ekuilibër mes asaj fuqie negociatore, ndërsa ata që janë prodhues të vegjël ia shesin produktin blerësit tregtar, ku thithin rreth 20-30% të çmimit përfundimtar të shitjes”, thotë Gjorgjievski. Sipas tij, prodhuesi dhe tregtari merren vesh për çmimin përfundimtar të shitjes prej 10 denarë dhe ai që e shet i thotë se i thith tre denarë, domethënë 30% dhe do t’i faturojë shtatë denarë. Ligji, siç thekson ai, përcakton saktë se shuma 10% janë zbritjet të cilat mbulojnë të gjitha miratimet mujore, tremujore, mjetet e marketingut, fletëpalosjet, etj.

    Gjorgjievski pajtohet me mendimin që Inspektorati Shtetëror i Tregut duhet të përfshihet në zbatimin e dispozitave të ligjit. “Ne besojmë se duhet të përfshihet edhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, ku do të ketë kompetenca më të mëdha për zbatimin e ligjit. Në të njëjtën kohë, ky ligj zgjidh edhe një problem tjetër me atë se do të ketë marrëveshje ndërmjet prodhuesit dhe tregtarit, do të zvogëlohet ekonomia gri, do të ngrihet cilësia e produkteve”, theksoi Gjeorgjievski.

    Ky ligj, sipas qeverisë, rregullon kushtet dhe mënyrën e tregtimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, ndërsa qëllimi i tij përfundimtar është të ndikojë në uljen e çmimeve të produkteve bujqësore dhe ushqimore dhe në këtë mënyrë të mbrojë standardin e qytetarëve. “Kjo zgjidhje parashikon një listë të produkteve bujqësore dhe ushqimore ku zbritja do të kufizohet në 10% dhe brenda kësaj rrjetet e supermarketeve do të konkurrojnë me njëri-tjetrin, gjë që do të ndikojë në uljen e çmimeve”, njoftojnë nga Ministria e Ekonimisë. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    FABRIKA E VETURAVE ELEKTRIKE NË TETOVË / Falimentimi i investitorit ndal ndërtimin

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut ka një pilot për shuarjen e zjarrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë