A po hyn Islanda në një epokë të re vullkanike?

    Gjatë kësaj jave Islanda u përfshi nga zjarret, ndërsa llava “ndriçoi” qiellin e errët të saj.

    Këtë herë qyteti i Grindavik u kursye nga llava, por dëmtime të mëdha pati tubi që siguron ngrohjen dhe ujin e nxehtë për mijëra qytetarë të asaj zone.

    Ky thuhet të jetë shpërthimi i tretë jetëshkurtër në gadishullin Reykjanes që nga dhjetori i vitit 2023 dhe i gjashti me radhë që nga viti 2021.

    Dhe shkencëtarët mendojnë se ky është vetëm fillimi i një periudhe aktiviteti vullkanik i cili mund të zgjasë për dekada dhe shekuj.

    Por, çfarë në fakt po ndodh?

    Islanda nuk është e panjohur për vullkanet, pasi është një nga vendet më aktive vullkanike në botë.

    Kjo për shkak se gjendet e pozicionuar mbi një pikë mjaft të nxehtë gjeologjike, ku llava e nxehtë brenda Tokës ngrihet drejt sipërfaqes.

    Gjithashtu, Islanda ndodhet edhe në kufirin midis pllakave tektonike Euroaziatike dhe ato të Amerikës së Veriut.

    Pllakat po largohen nga njëra-tjetra, duke krijuar kështu një hapësirë që llava e nxehtë të ngrihet lart.

    Në të gjithë Islandën gjenden më shumë se 100 vullkane, 30 prej tyre aktive.

    Hera e fundit që gadishulli Reykjanes u përfshi nga një rrjedhje llave ishte qindra vjet më parë, por tani shpërthimet kanë filluar përsëri.

    “Me kalimin e kohës, pllakat tektonike po shkëputen me shpejtësinë që rriten thonjtë tuaj, pra disa centimetra në vit”, tha shkencëtari i Tokës nga Universiteti i Oksfordit, Tamsin Mather.

    Për të kaluarën vullkanike të vendit mund të zbulojnë shumë edhe shkëmbinjtë në rajon.

    Ata tregojnë për një model të periudhave të qeta që mund të zgjasin deri në 1000 vjet, por pason me shpërthime të forta që vazhdojnë për shekuj.

    Parashikimi i shpërthimeve është shqetësimi kryesor i Islandës, veçanërisht i qytetit Grindavik, i cili si një termocentral gjeotermik rrezikohet më së shumti nga shpërthimet.

    Por, të përcaktohet saktësisht se ku do të ndodhë shpërthimi është e vështirë.

    Kjo për faktin se, vullkanet islandeze nuk janë në formë koni si mali Etna i Italisë ku llava del në të njëjtin vend. Vullkanet e Islandës pësojnë çarje, andaj llava rrjedh gjithkund.

    Për t’u mbrojtur nga shpërthimet, autoritetet islandeze po ndërtojnë barriera të mëdha rreth qytetit dhe termocentralit, por ka mundësi që çarjet të përhapen edhe brenda barrierave, siç ka ndodhur në Grindavik.

    Thuhet se nëse shpërthimet zgjasin shumë, do të ketë pasoja të mëdha për Islandën dhe popullatën e saj pasi 70 për qind e saj jeton brenda 40 kilometrave të vendit.

    Gjithashtu, të përfshirë nga shpërthimet pritet të jenë edhe aeroporti kryesor ndërkombëtar, termocentralet gjeotermike, infrastruktura turistike, si dhe rrugët kryesore.

    Potencial për t’u ndikuar thuhet të ketë edhe kryeqyteti i vendit, Reykjavik.

    Por, a ka një mënyrë për të parashikuar se çfarë do të ndodhë në një afat më të gjatë?

    Shkencëtarët janë duke vëzhguar një numër sistemesh vullkanike që ndodhen në të gjithë gadishullin.

    Herën e fundit shpërthimet ndodhën nga një grup vullkanesh i cili gjendet në mes të gadishullit.

    “Ai sistem duket se është fikur plotësisht, nuk ka asnjë tregues të qartë të grumbullimit të magmës poshtë tij. Ne nuk e dimë nëse kjo është e përkohshme apo nëse është e përhershme dhe mund të mos shpërthejë kurrë më”, tha Dr. Dave McGarvie nga Universiteti Lancaster.

    McGarvie thotë se shkencëtarët mund të kenë një ide se sa magmë ka nën tokë, dhe nëse ajo ka të ngjarë të zhvendoset në një sistem tjetër vullkanik.

    Megjithatë, ende ka një pasiguri të madhe për Islandën ndërsa fillon një epokë e re vullkanike.

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët në RMV kërcënojnë me padi shtetin për pritje të gjata për dokumentet

    Lajmi i rradhës

    ASh si dikur Lëvizja Besa, për kryetarin do të vendosë gjykata

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë