PThP ka ngritur aktakuzë ndaj “Besa Trans” dhe drejtuesit të saj

    Prokuroria informon se pas procedurës paraprake dhe kontrolleve të hollësishme, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot ka ngritur aktakuzë kundër një personi fizik dhe një personi juridik për veprën penale – Falsifikimi i dokumenteve.

    Bëhet fjalë për kompaninë “Besa Trans”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

    “I pandehuri 41-vjeçar, si drejtues i personit juridik nga Rashça, duke shfrytëzuar të njëjtat marrëdhënie të përhershme, të njëjtat raste dhe rrethana të ngjashme, përmes shoferëve që drejtonin autobuset në pronësi të kompanisë, ka kryer disa veprime dhe ka përdorur dokument publik fals gjegjësisht, certifikatë nga licenca për transport publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar”.

    “Një licencë e tillë për autobusin në fjalë nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe menaxheri ua ka dhënë dokumentin e përgatitur fals shoferëve që kanë vozitur autobusin dhe me të kanë kaluar kufirin shtetëror. Gjatë procedurës, prokurori publik kompetent ka ofruar dëshmi se në periudhën prej datës 10.01.2021 deri më 21.11.2021 autobusi ka kaluar 20 herë kufirin shtetëror në vendkalime të ndryshme kufitare”.

    Me veprimet e përshkruara i akuzuari ka kryer veprën penale – Falsifikimi i dokumenteve, ndërsa personi juridik ka kryer vepër penale – Falsifikimi i dokumenteve sipas Kodit Penal.

    Provat e mbledhura gjatë procedurës paraprake, të cilat kanë të bëjnë me veprimet e doganierëve në vendkalimet kufitare për kontrollin e ekstrakteve të lejeve, Prokuroria Themelore Publike Shkup do t’i dorëzojë për veprime kompetente Departamentit për ndjekjen e krimeve të kryera.

    Ndryshe, autobusi i kompanisë “Besa Trans” i cili duke u kthyer prej Stambolli u dogj në autostradën Struma në Bullgari më 23 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa 45 persona e humbën jetën.

    Në mesin e të vdekurve ishin edhe 12 persona, ndërsa shtatë të tjerë i mbijetuan kësaj fatkeqësie.

    Lajmi Paraprak

    Nesër do të fillojë gjykimi për tragjedinë në spitalin modular në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Të akuzuarit për vrasjen e Denis Tot nuk ndjehen fajtorë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë