A ushtroi presion Anti-korrupsioni ndaj Alternativës për t’u bërë pjesë e Qeverisë?

    Gazetar | Adrian Kerimi

    Prokuroria Publike thotë se nuk ka asnjë kërkesë ose iniciativë zyrtare nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit lidhur me kërkesën e tyre publike të adresuar më 16 nëntor ndaj ish-ministrit të Kulturës, Hisni Ismaili mbi dyshimet e ngritura për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Iniciativa i referohet periudhës 27 qershori i vitit 2019 deri më 30 gusht të vitit 2020 dhe bazohet në dyshimet për vepër penale lidhur me marrëveshje dhe anekse të nënshkruara më 24 korrik të vitit 2020, lidhur me konkurset vjetore për financimin e projekteve nga interesi kombëtar. Edhe pas një muaji organi akuzës informon për Nistori se në adresë të tyre nuk ka iniciativë zyrtare.

    “Deri në këtë moment në Prokurorinë Publike nuk ka arritur asnjë iniciativë për të cilën ju tregoni interes. Pas pranimit të saj, Prokuroria Publike do të vepron menjëherë duke ndërmarrë masat ligjore për verifikimin e saj”, thuhet në qëndrimin e Prokurorisë Publike për Nistori.

    Por a ishte kërkesa e KSHPK-së vetëm alarm ndaj partisë Alternativa që kjo e fundit t’i nënshtrohet presionit për t’u bërë pjesë e Qeverisë? Ekspertët vlerësojnë se kjo qasje dëshmon jo seriozitetin e institucioneve ndaj luftës kundër korrupsionit. Ish anëtari i anti-korrupsionit, Voisllav Zafirovski vlerëson se organet ligj zbatuese duhet ta respektojnë rendin juridik, në të kundërtën vihet në pyetje efikasiteti i luftës kundër korrupsionit.

    “Lufta kundër korrupsionit nuk është luftë e këtij apo atij, por është luftë e të gjitha institucioneve, veçanërisht të institucioneve shtetërore që duhet të merren me këtë problem të hidhur që e ka kapluar Maqedoninë 30 vjet”, deklaron Voisllav Zafirovski, ish anëtarë i Komisionit për luftë kundër korrupsionit.

    Mos respektimi i rekomandimeve të institucioneve për luftë kundër korrupsionit dhe zvarritja e procedurave u potencua edhe në raportin e fundit të Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut. Në të potencohet roli aktiv i KSHPK-së dhe neglizhenca e autoriteteve për hetime efikase.

    “Këshilli thekson rëndësinë që institucionet përkatëse t’i ndjekin rekomandimet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), i cili ka qenë veçanërisht proaktiv në parandalimin e korrupsionit”, Raporti i Bashkimit Europian për Maqedoninë e Veriut.

    Hisni Ismaili si kuadër i Alternativës ishte në krye të ministrisë së Kulturës nga periudha 26 qershor 2019 deri më 23 gusht 2020. KSHPK-ja dyshon se muajin shkurt të vitit 2020 Ismaili ka nënshkruar 684 projekte në vlerë prej mbi 60 milionë denarëve ndaj mjeteve të siguruara buxhetore për vitin 2020. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nuk ka datë për Maqedoninë dhe Shqipërinë këtë vit

    Lajmi i rradhës

    A e dini pse britanikët e shoqërojnë çajin me qumësht?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë