A e dini pse britanikët e shoqërojnë çajin me qumësht?

    Kur moti bëhet më i freskët, shumica e njerëzve i drejtohen pijeve të nxehta për të marrë më tepër ngrohtësi.

    Ndër pijet e preferuara padyshim është edhe çaji, për shkak të shumllojshmërisë së shijes dhe vlerave që fal për shëndetin.

    Një nga vendet që njihen për konsumin e lartë të çajit në botë është edhe Britania, ku kjo pije është rrënjosur thellë në traditë dhe mënyrën e jetesës.

    Pse britanikët e pinë çajin me qumësht?

    Zakoni i tyre për të shtuar qumësht në çaj ka filluar që në shekullin e 18-të.

    Në atë periudhë çaji ishte një pije e kushtueshme dhe duke qenë se gotat e disponueshme shpesh plaseshin nga nxehtësia e çajit, ata gjetën një zgjidhje!

    Fillimisht hidhnin qumështin në një filxhan dhe më pas shtonin çaj.

    Qumështi i ftohtë e ftoh çajin aq sa të mos thyhet gota dhe njëkohësisht pakëson hidhtësinë e tij.

    Duke qenë tepër i vlefshëm, familjet që nuk mund të përballonin sasi të mëdha të çajit shtonin një sasi më të madhe qumështi, ndërsa familjet e pasura prireshin të bënin të kundërtën.

    Nëse po mendoni të provoni këtë variant të çajit, duhet të dini se fillimisht hidhet qumështi në gotë e më pas çaji. Kështu shija do të jetë me e mirë për shkak se qumështi duke arritur temperaturën e çajit, shpërndan shijen në mënyrë të barabartë.

    Dhe nëse i shtoni çajit qumësht, ju do të ftohni çajin dhe mund ai të mos ketë shije aq të mirë./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    A ushtroi presion Anti-korrupsioni ndaj Alternativës për t’u bërë pjesë e Qeverisë?

    Lajmi i rradhës

    Ushqime që janë më të shëndetshme nëse i hani kur e keni stomakun bosh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë