AAA: Siç ka filluar BDI-ja t’i nënvlerësojë shqiptarët, në vend të “Ai po vjen” do të përfundojë me “Ai po ik”

    Alternativa ka reaguar pas tubimit të mbrëmshë të BDI-së në Çair, duke theksuar se tubimi ishte një festë e shtrenjtë private e BDI-së, kështu duke u dëshmua për të satën herë se Çairi është i çairasve dhe jo i BDI-së, të paktën jo i Artan Grubit, njofton Nistori.

    “Përderisa shqiptarët mezi e lidhin muajin me muajin tjetër, ndërkohë që familje të tëra largohen çdo ditë nga vendi duke kërkuar rrugëdalje jashtë vendit, BDI-ja është e fokusuar ekskluzivisht në shtypjen e revoltës së brendshme partiake. Le ta parafrazojmë fjalën e urtë se “Fshati digjet, ndërsa Artani luan futboll e basketboll në kabinetet shtetërore dhe mbledh aktivistë partiakë në sallat sportive”. Me sa duket, frika e dikujt po mbulohet me tubime të dobëta aktivistëve të hutuar partiakë. Dhe, për këtë qëllim nuk kursehen resurse. Ata po e keqpërdorin çdo atom të pushtetit ekzekutiv. Tjetërsimi i tillë i BDI-së nga populli është motivimi më i fuqishëm që shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme ta ndëshkojnë këtë model shpërdorues të pushtetit që i mban peng.” – thonë nga AAA.

    AAA shton se është e gatshme të jetë lehtësuese në procesin e konsolidimit dhe bashkimit të forcave shoqërore që janë të gatshme që përfundimisht të përballen me dinastinë e BDI-së. Siç ka filluar BDI-ja t’i nënvlerësojë shqiptarët, jemi të sigurt se në vend të “Ai po vjen” do të përfundojë me “Ai po ik”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Përmes AI njerëzit kanë filluar të krijojnë imazhe të rreme të arrestimit të Donald Trump

    Lajmi i rradhës

    Shoqëria e lëngshme

    Lajme tjera

    LUGINA E HARRUAR

    NJË ZONË KUFITARE NË SERBINË JUGORE KU NJERËZIT I BASHKON VETËM URIA DHE PAPUNËSIA. Banorët e kësaj pjese…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë