Përmes AI njerëzit kanë filluar të krijojnë imazhe të rreme të arrestimit të Donald Trump

    A do të arrestohet sot ish-presidenti amerikan Donald Trump?

    Këtë e tha vetë Trump pak ditë më parë dhe e gjithë Amerika dhe bota pret të shohë se çfarë do të ndodhë.

    Por pavarësisht nga rezultati, në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë fotografi të përpunuara nga Inteligjenca Artificiale – që tregojnë se “si do të dukej arrestimi i tij”, përcjell Telegrafi.

    Bëhet fjalë për gazetarin Elliott Higgins të platformës kërkimore Bellingcat i cili “u argëtua” duke përdorur Inteligjencën Artificiale për të krijuar foto të rreme të një arrestimi të mundshëm të Trump.

    “Duke bërë fotografi të arrestimit të Trump ndërsa pres që ai të arrestohet”, shkroi ai në Twitter krahas fotove false.

    Dhe fotot e rreme tregojnë Trump duke u përpjekur të shmangë arrestimin nga policia amerikane.

    Madje, sipas pamjeve imagjinare, Trump futet në konfrontime me policinë – diku edhe duke arritur t’i shpëtojë policisë.

    Fotot përfshijnë edhe familjen e tij, dhe fotot e rreme tregojnë djalin e tij Donald Trump Jr dhe gruan Melania Trump “duke bërtitur diçka”.

    Kujtojmë sërish, këto janë foto të rreme të arrestimit të mundshëm të Trump. 

    Lajmi Paraprak

    Fëmijët e Tetovës që garojnë në shkencë në International STEM Olympiad

    Lajmi i rradhës

    AAA: Siç ka filluar BDI-ja t’i nënvlerësojë shqiptarët, në vend të “Ai po vjen” do të përfundojë me “Ai po ik”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë