Shoqëria e lëngshme

    Arlind Farizi / Fotografia: Rrromir Imami

    Arlind Farizi

    Ftesë për ndëshkim qe një titull libri i Nabukovit. Po qe libër, ndërsa kjo tjetra zë libri…E pa vetën teksa rrëshqiste si pelte’ duarve të fathenësit të tij. Ai duarfortë shtrydhte pamëshirshëm atë pak njeri të mbetur gjallë. Po e bënim aq të paformë, deri në zhdukje identiteti, me forma të ndryshme goditjesh të gjithanshme, me forma të pamëshirshme kulturimi e edukimi… Ngjasonte në breg deti që rihej nga dallgë inatesh e xhelozishë, mesnitetesh, mallkimesh, hakmarrjesh, shpifjesh, akuzash të nivelit pse qielli është i kaltër… Ashtu me një thes fajesh ngarkuar doli nga dhoma e qortimeve, mbahej shkallëve sepse mendja i kishte migruar një një stacion tjetër qielli ku lutej për mospërsëritjen e së keqës së fundit… E pati problem të riniste vetën e të bëhej se kjo storie e rëndë është e tjetërkujt, është ndonje copëz romani kriminalistik, apo varg shitues Malarmeje, ose rreze dielli alegorik migjenian, dekodues statusesh fejsbuki me keq se në Tabir Saraj… “Bëma” e tij po tregohej aq lehtësisht nga fatthënësi tij sikur komentonte lojë futbolli…, u bind në fund se po këto i ndodhin po këtij, jo atij para dhe pas, por këtij njeriut të ndërmjetëm. Vetes. Eci gjatë vetmueshëm, nuk bëri as përshëndetjet e zakonshme me hapje krahësh dhe ndaj xhelatëve të tij, eci mbi gjurmën e një thembreje të një shpresë që i thoshte ”beso në të nesërmen e mirë’… Kërkoi mur mbështetje, supe për të mbështetur kokën e rënduar nga sms kërcënues, nga sms porosishë për bukë ujë, domate, mish, faktura rryme, thirrje kreditorësh, telefonatat e nënës që binin gjatë saherë kur vonohej…Fuga e jetës së tij që mbushur me faje, me faje, me faje… rimonte kënga e turpshme kompozuar nga komplotistët shoqëruar nga korri bretkocave të Aristofanit. Humbës si Eskili, doli edhe në këtë betejë fjalësh të rëndta. E kërkoi gjatë të vërtetën për t’ia thënë fatthënësit, por gënjeshtra që servirej kudo qe më këmbëshpëjtë. Humbës si Eskili. Eskili fitoi jo se ishtë i fortë, por më ndërhyrjen e “perendive”… Ai humbi fitorën mbi fjalën, mbi dhimbjen, mbi arsyetimin, mbi fajet e gjithçkasë… por kurrë të argumentuara. Humbës, i paformë, në këtë shoqëri të lëngshme, në shoqëri ku sedra matet me numrin e komentuesve, në shoqëri ku çdo kush ndonjëherë do jetë në gjyqin e madh të fejbukut…

    *Arlind Farizi është kolumnist i rregullt i Nistori.com. Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    AAA: Siç ka filluar BDI-ja t’i nënvlerësojë shqiptarët, në vend të “Ai po vjen” do të përfundojë me “Ai po ik”

    Lajmi i rradhës

    SEANCA E 10-TË GJYQËSORE E SPITALIT MODULAR NË TETOVË | Ekspertët: Nuk kemi mundur ta bëjmë kontrollin e instalimit të rrymës, sepse spitali ishte plotësisht i djegur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë