Abdylmenaf Bexheti u rizgjodh rektor i UEJL-së

    Sot, në mbledhjen e 47, me votim të fshehtë, Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), ia dha besimin sërish Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexhetit, që në tre vitet e ardhshme ta drejtojë Universitetin.

    Rektori u zgjodh me shumicë të numrit të përgjithshëm të votave të anëtarëve të Bordit, ndërsa procedura zgjedhore u realizua në përputhje me Statutin e UEJL-së.

    “Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, do ta udhëheq edhe për tre vite UEJL-në, pas një mandati të parë katërvjeçar shumë të suksesshëm edhe pse periudha në të cilën u zgjodh rektor ishte shumë sfiduese, me trende rënëse në të gjitha aspektet e zhvillimit shoqëror”, njoftuan nga UEJL.

    Lajmi Paraprak

    Ekspertët e zjarrit brenda ditëve në vazhdim, duhet të përcaktojnë shkaqet e zjarrit në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Përse po shëndoshen njerëzit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë