Administratorët dhe punonjësit në gjykata sot për 2 orë nuk ju ofruan shërbime qytetarëve. Dolën nga vendet e tyre të punës dhe protestuan për pagat e tyre. Thonë se në 10 vitet e fundit nuk është rritur paga e nëpunësve shtetërore sipas rritjes së pagës minimale. Andaj kërkojnë t’ju paguhet paga minimale dhe rritjen lineare të pagave tjera për 2.806 denarë.
“Nëse administrata shtetërore nuk funksionon, atëherë për çfarë flasim ne në shtet se si të funksionojë. Shteti se pari duhet të kujdeset për këta qytetarë që të jenë të kënaqur dhe të lumtur dhe të marrin të paktën paga dinjitoze për angazhimet dhe punën që e bëjnë si shërbim për qytetarët”, theksoi Ljubisha Jovanovski, kryetar i Sindikatës së Kadastrës.
Kishte prej atyre edhe që nuk mundeshin të lëshojnë vendet e punës e të dalin të protestojnë për shkak të presioneve, tha Tërpe Deanoski, kryetar i Sindikatës AOGJSHQ. Megjithatë shtoi se edhe ata për dy orë nuk kanë punuar.
“Nuk do të lejojmë që asnjë punonjës të ndëshkohet. Të gjitha hapat e mëtejshëm të pakënaqësisë do t’i ndërmarrim në atë mënyrë që asnjë punonjës të mos preket nga paga, sepse kjo pritet. Të hyjmë në grevë dhe pastaj të na shkurtohen rrogat. Nëse është e nevojshme, do të shpikim mënyra të reja për ndërprerjen e punës vetëm për t’i mbrojtur punonjësit”, tha Tërpe Deanoski, kryetar i Sindikatës AOGjShQ.
Kryeminsitri Dimitar Kovaçevski siguroi se të punësuarit në administratë të cilët nuk e kanë marrë pagën e rritur minimale, dallimin do ta marrin pas miratimit të ndryshimeve ligjore të cilat janë në Kuvend. Megjithatë greva do të vazhdojë edhe nesër nga ora 10 deri në ora 12 dhe nëse Qeveria nuk reagon, do të ndërmarrin hapa të tjerë. Nga Sindikata thonë se 95% e institucioneve nuk kanë paguar pagë minimale, ndërsa 5%, një pjesë nuk e respektojnë pagën minimale, ndërsa një pjesë që tashmë e kanë paguar kanë bërë gabime dhe kanë paguar pagë minimale pa e përfshirë stazhin. /tv21/