Afrim Gashi formon kryesinë e Alternativës pa Zejdin

    Sot u mbajt mbledhja e parë e Kuvendit Qendror të Alternativës pas mbajtjes së Kongresit të partisë. Në listën e anëtarëve të Kryesisë së re mungon Skender Rexhepi Zejd. Zejdi kohëve të fundit ka pasur antagonizma me partinë dhe si duket kjo është arsyeja pse emri i tij nuk është përzgjedhur si anëtar i Kryesisë, as si nënkryetar partie, as si Sekretar i Përgjithshëm, por as edhe si Sekretar i sektretariateve, shkruan Nistori.

    Ndryshe, deputeti Rexhep Skenderi Zejd, së fundmi nuk mori pjesë në kongresin e parë të Alternativës. Ai mospjesëmarrjen në kongres e arsyetoi për shkak të parimeve të tija, duke shtuar se në 100 ditët e para nuk u plotësua asnjë nga pikat e Alternativës.

    Anëtarët e rinj të Kryesisë së re Qendrore të Alternativës do të jenë:

    1. Afrim Gashi
    2. Abdylshyqyr Abedini
    3. Admirim Aliti
    4. Albulena Demiri Zendeli
    5. Ali Ismaili
    6. Amir Elezi
    7. Arben Labënishti
    8. Arita Nesimi
    9. Bashkim Murtezi
    10. Bejtullah Demiri
    11. Bekim Emini
    12. Bekim Sali
    13. Driton Sulejmani
    14. Ertan Demiri
    15. Fatmire Ramadani
    16. Faton Selami
    17. Fisnik Mela
    18. Gani Maksuti
    19. Gazmend Aliu
    20. Hysein Dika
    21. Husni Ismaili
    22. Imërlije Saliu
    23. Liman Avdiu
    24. Lulzim Aliu
    25. Lutfije Veseli
    26. Mejrem Tusha Kajolli
    27. Meral Ismaili
    28. Meriton Civuli
    29. Mubekir Palloshi
    30. Nurxhane Asanovska
    31. Njomza Imeri Ismaili
    32. Orhan Murtezani
    33. Safije Sadiki Shaini
    34. Samir Iseni
    35. Shenur Osmani
    36. Shpend Tairi
    37. Visara Riza
    38. Xhemail Çupi
    39. Zeqirija Ibrahimi

    Pos tjerash – u diskutua edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të partisë, Sekretarit të Përgjithshëm dhe sekretarëve të sekretariateve. Pas disa diskutimeve dhe propozimeve, unanimisht u votua që këto detyra t’i kryejnë këta anëtarë të Kryesisë Qendrore:

    • Nënkryetarë: Bekim Sali, Admirim Aliti, Safije Sadiki – Shaini, Arben Labënishti dhe Amir Elezi.
    • Sekretar i Përgjithshëm – Zeqirija Ibrahimi.
    • Sekretar i Sekretariatit për Politika Strategjike – Lulzim Aliu.
    • Sekretar i Sekretariatit Organizativ – Bashkim Murtezi.
    • Sekretar i Sekretariatit të Departamenteve – Mubekir Palloshi.
    • Sekretar i Sekretariatit për Marrëdhënie me Publikun – Orhan Murtezani.
    • Sekretar i Sekretariatit për Resurseve Njerëzore – Driton Sulejmani. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Asnjë shenjë paralajmëruese se uji i “Banjës” në Tetovë nuk pihet dhe është i dëmshëm

    Lajmi i rradhës

    A mund të shkaktojë alergji marrja e vitaminës C?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë