Aggeler: Do t’i shënjestrojmë të korruptuarit dhe ata që rrezikojnë stabilitetin e RMV

    Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler pas vendimit të djeshëm për ta përfshirë në listën e zezë amerikane biznesmenin, Jordan Kamçev, u shpreh se ShBA-të do të vazhdojnë të shënjestrojnë individë të korruptuar.

    “Këto sanksione nuk ndikojnë vetëm te kompanitë dhe pronat e z. Kamçev, por edhe te ata bashkëpunëtorë të cilët kanë bërë biznes me të. ShBA-të do të vazhdojnë të shënjestrojnë individë të korruptuar të cilët rrezikojnë sundimin e së drejtës dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut. Korrupsioni ka pasoja”, u shpreh ambasadorja Aggeler..

    Ndryshe, dje Departamenti amerikan i Thesarit sanksionoi të Kamçevin me arsyetimin se e ka abuzuar pozitën që e ka pasur.

    Sipas Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja, brenda Departamentit amerikan të Thesarit, Kamçev është përfshirë në aktivitete korruptive dhe e ka çuar përpara një agjendë egoiste në kurriz të institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

    Lajmi Paraprak

    Lapaj: Vrasësit dhe pedofilët nuk marr përsipër t’i mbroj

    Lajmi i rradhës

    Lloga: Kamçevi, njëri nga sponsorët që shkatërroi PSP-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë