Aggeler e prerë ndaj Gjykatës: nuk guxoni të jeni nën presion të politikës

    Gjyqësori nuk guxon të jetë nën presion të politikës dhe nuk duhet të lejojë përzierje të autoriteteve tjera në marrjen e vendimeve gjyqësore, të cilat duhet të bazohen në ligjet, është theksuar në takimin e një dite më parë mes kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi dhe ambasadores së SHBA-së, Angela Ageler, në të cilën morën pjesë edhe gjyqtarë tjerë nga organi më i lartë gjyqësor.

    “Nevojitet të respektohet parimi kushtetues i ndarjes së pushtetit, ndërsa gjyqtarët të lirohen nga çfarëdo ndikimi. Roli thelbësor për pavarësinë e gjyqësorit ka edhe transparenca si një nga faktorët më të rëndësishëm për perceptimin dhe besimin publik. Me rëndësi thelbësore është edhe zbatimi konsekuent i standardeve evropiane dhe respektimi i vlerave jurudike”, theksuan bashkëbiseduesit

    Në këtë drejtim, në takim është theksuar se pavarësia e gjyqësorit është garancia më e fuqishme për sundimin e drejtësisë dhe se intergriteti i gjykatësve paraqet faktor kyç për realizimin e parimeve të gjyqësorit të pavarur.

    “Ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler theksoi se nevojitet të jepet mbështetje e fuqishme për angazhimet e këtilla për gjyqësorin e pavarur dhe transparent dhe se aktivitetet e Gjykatës Supreme në këtë drejtim japin konribut kyç në procesin reformues”, njoftojnë nga Gjykata Supreme. 

    Lajmi Paraprak

    RMV-në e ndotin rreth 700 objekte

    Lajmi i rradhës

    Kur korrupsioni “mbulohet” me flamuj!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë